Page 111 - Demo
P. 111
109MësimiI.1AntarktidaAustraliaAfrikaAmerikae JugutEvropaAziaOqeani PaqësorOqeani PaqësorOqeani AtlantikOqeaniIndianOqeani i Ngrirë i VeriutAmerika e Veriut2.34Bota shtazore ose fauna e planetit tonë është e shumëllojshme. Ajo jeton në sipërfaqen e Tokës, nën tokë, në ujë dhe në ajër. Bota shtazore ndryshon nga njëra gjerësi gjeografike në tjetrën, por edhe midis vendeve të së njëjtës gjerësi, për shkak të faktorëve të ndryshëm. Ndër ta, më kryesorët janë: evolucioni i Tokës, klima, relievi, bimësia dhe njeriu. Diskutojmë Shohim hartën e mëposhtme dhe përshkruajmë se si janë shpërndarë disa prej llojeve të botës shtazore në planet. Bazuar në njohuritë e marra ose në kuriozitetet që mund të keni lexuar mbi botën e kafshëve, përmendni edhe shembuj të tjerë (mbi vendndodhjen dhe jetën e tyre). Si mendoni, pse bota shtazore është e larmishme dhe e shpërndarë në botë në mënyrë të pabarabartë?Fjalë kyçe evolucioni i Tokës klima relievi bimësia njeriuFjFAKTORËT QË NDIKOJNË NË SHPËRNDARJEN E BOTËS SHTAZOREEVROPËAFRIKËAUSTRALIAZI Kanali i PanamasëMendohet se në këtë zonë e ka origjinën familja e deveve (deve dhe lama), e cila daton në periudhën e Plejstocenit. AMERIKA E JUGUTAMERIKA E VERIUT Evolucioni i Tokës Ndryshimet që ka pësuar sipërfaqja e Tokës përgjatë kohës së saj gjeologjike, kanë ndikuar edhe në botën shtazore (fig. 86). Si rezultat i shkëputjes dhe veçimit të kontinenteve nga njëri-tjetri, bota e hershme shtazore u zhvillua në kushtet specifike të secilit prej tyre, duke marrë veçoritë përkatëse. Kjo shpjegon ndryshimet midis botës shtazore të kontinentit të Amerikës së Jugut dhe asaj të kontinentit afrikan, edhe pse kanë kushte klimatike të ngjashme. Pas ndarjes së dy kontinenteve dhjetëra milionë vite më parë, në secilin prej tyre u zhvilluan lloje të reja të botës shtazore.Ndryshimet që ka pësuar familja e devesë (deve dhe lama) në përshtatje me kushtet e ndryshme të 86 jetesës.

