Page 112 - Demo
P. 112
110*MHRJUDÀDGKHNsUNLPLJMHRJUDÀN KlimaKlima vepron mbi botën shtazore me të gjitha elementet e saj. Kafshët i përshtaten klimës në të cilën jetojnë, për shembull, në zonën e nxehtë, kafshët që jetojnë nëpër pyje (majmunët, arinjtë etj.) ushqehen me farat dhe frutat e pemëve. Në stepa dhe shkretëtira jetojnë kafshë barngrënëse (zebra, antilopat etj.), të cilat mund të vrapojnë shumë dhe të përballojnë rrugë të gjata për të gjetur ushqim. Në zonën e ftohtë, kafshët mbrohen nga temperaturat shumë të ulëta me anë të qimeve ose puplave që mbulojnë trupin e tyre, si dhe prej shtresave të trasha të dhjamit nën lëkurë. Ndryshe nga bimët, kafshët (kryesisht shpendët) kanë aftësinë e përshtatjes edhe nëpërmjet shtegtimit. Radha jote1 ŶĂůŝnjŽƐŝŶĚŝŬŽũŶģƐĞĐŝůŝƉƌĞũĨĂŬƚŽƌģǀĞŬƌLJĞƐŽƌģŶģƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶĞďŽƚģƐƐŚƚĂnjŽƌĞ͘2 'ũĞũŝŶĨŽƌŵĂĐŝŽŶĞĂƉŽŬƵƌŝŽnjŝƚĞƚĞƉģƌůůŽũĞƚĞďŽƚģƐƐŚƚĂnjŽƌĞƋģũĞƚŽũŶģŶģŬůŝŵĂƚģŶĚƌLJƐŚŵĞŶģƉůĂŶĞƚĚŚĞĚŝƐŬƵƚŽƌƌĞƚŚƚLJƌĞŶģŬůĂƐģ͘^ŝůůŶģŬůĂƐģŬƵƌŝŽnjŝƚĞƚĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞŵďŝĨĂƵŶģŶŶģďŽƚģ;ƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶ͕ŵģŶLJƌģŶĞƵƐŚƋŝŵŝƚ͕ĞǀŽůƵĐŝŽŶŝŶƋģŬĂƉģƐƵĂƌͿ͘3 ^ŝůůƐŚĞŵďƵũƐĞƐŝŶĚŝŬŽŶƐĞĐŝůŝƉƌĞũĨĂŬƚŽƌģǀĞƚģŵģƐŝƉģƌŵŶģƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶĞďŽƚģƐƐŚƚĂnjŽƌĞŶģǀĞŶĚďĂŶŝŵŝŶƚģŶĚ͘ Relievi dhe bimësiaFormat e relievit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në botën shtazore. Ajo merr tipare të ndryshme në zona fushore, kodrinore, malore apo në shpella. Gjithashtu, relievi ndikon (edhe pse në mënyrë të tërthortë) me anë të bimësisë. Siç e dimë, ndryshimi i lartësisë së relievit çon në krijimin e kateve të bimësisë, e cila përbën edhe mjedisin ku ushqehet bota shtazore. Në këtë mënyrë, bimësia ndikon në llojet dhe në përhapjen e botës shtazore. NjeriuNdikimi i njeriut në përhapjen dhe shumëllojshmërinë e botës shtazore është mjaft i madh. Ai ka ndikuar pozitivisht nëpërmjet shtimit të llojeve të ndryshme të kafshëve dhe transportimit të tyre nga një vend në tjetrin. Por, përmes gjuetisë apo zvogëlimit të sipërfaqeve të gjelbra, njeriu e ka dëmtuar ose pakësuar botën shtazore.Bota shtazore e zonës së nxehtë (midis dy tropikëve) Bota shtazore e zonës së ftohtë (polare dhe subpolare)87 88 A e dini se...Sipas studiuesve dhe shkencëtarëve, në botë llogariten rreth 300 000lloje bimësh dhe rreth1 500 000 lloje kafshësh.Bazuar në fig. 87 dhe 88, përshkruaj ndryshimet që vëren midis llojeve të botës shtazore të zonës së nxehtë dhe atyre të zonës së ftohtë.

