Page 113 - Demo
P. 113


                                    PUNË PRAKTIKE1112.9Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• identifikon brezat e nxehtësisë dhe zonat klimatike në hartën-skicë të botës; • hulumton dhe grumbullon informacione mbi llojet e botës së gjallë sipas brezave të nxehtësisë dhe mbi veçoritë e tyre;• përshkruan llojet kryesore të botës bimore dhe shtazore sipas brezave të nxehtësisë;• bashkëpunon në grup dhe ndan me të tjerët njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: harta fiziko-gjeografike e botës, teksti mësimor, atlasi, materiale të gjetura në internet mbi llojet e botës së gjallë sipas brezave të nxehtësisë dhe mbi veçoritë e tyre. Mjetet e punës: harta fiziko-gjeografike e botës, laps/stilolaps, lapsa me ngjyrë/lapustila, fletore/fletë formati A-4, laptop, video-projektor.Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe. Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të bazohen në njohuritë e marra nga teksti mësimor, mbi brezat e nxehtësisë dhe zonat klimatike që shtrihen në secilin prej tyre. Mësuesi/ja i orienton që më parë nxënësit/et të hulumtojnë dhe grumbullojnë informacione mbi llojet e botës së gjallë sipas brezave të nxehtësisë dhe mbi veçoritë e tyre. Me këto informacione, nxënësit/et do të përgatisin përmbledhjen, e cila do të paraqitet gjatë punës praktike me PowerPoint, skema të bëra në tabakë kartoni, postera apo me fletëpalosje. Mësuesi/ja orienton që më parë disa prej nxënësve/eve të përgatitin herbariume me llojet e bimëve që rriten në vendbanimet e tyre ose në përgjithësi në vendin tonë.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike: • Në hartën fiziko-gjeografike të botës, të ekspozuar në klasë, përcaktoni brezat e nxehtësisë dhe llojet e klimave që kanë. • Përcaktojini dhe emërtojini ato në hartën-skicë të botës (në tekst).• Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë të botës hapësirën që zënë llojet e bimësisë në secilin brez të nxehtësisë (sipas llojeve të klimave). Shkruani në kuadratet bosh disa prej karakteristikave kryesore të tyre. TEMA: SHPËRNDARJA E BOTËS SË GJALLË SIPAS ZONAVE TË NXEHTËSISË
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117