Page 118 - Demo
P. 118


                                    116PROJEKT (ORA E TRETË)Tema: Çështjet mjedisore të ujërave pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: x diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të kenë: lumi, liqeni, hapësira bregdetare, burimet ujore pranë vendbanimit të tij;x hulumton mbi një çështje mjedisore që lidhet me ujërat në zonën e tij dhe identifikon problemin;x përcakton faktorët e mundshëm që shkaktojnë problematikën mjedisore;x ofron zgjidhjen e problemit;x vlerëson përfitimet dhe rreziqet e zgjidhjeve të mundshme;x ndan me grupin idetë dhe përfundimet individuale;x u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit: Teksti mësimor i Gjeografisë 7, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara më parë për realizimin e projektit; vëzhgime të nxënësve në terren, biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin përkatës; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga interneti, institucione apo organizata mjedisore, si dhe nga media e shtypi. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, intervista, anketim, diskutim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi i shkruar; kompjuter, videoprojektor, tabelë paraqitjeje, shënues, fletëpalosje, postera, foto të ndryshme, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së tretë të projektit:• Nxënësit/et përshkruajnë punën e bërë deri në këtë fazë të projektit. Tashmë ai duhet të jetë në trajtën e një raporti paraprak, ndaj u këshillohet të tregojnë një vëmendje të veçantë për origjinalitetin dhe cilësinë e punimit, për të pasur një produkt sa më të realizuar në fazën përfundimtare.• Evidentohet kontributi i secilit anëtar të grupit dhe shkalla e bashkëpunimit midis tyre.• Nxënësit/et përshkruajnë shkallën e përdorimit të burimeve të informacionit, rrugët e sigurimit dhe vlefshmërinë e tyre. • Raportohen vështirësitë dhe bëhen sugjerime edhe nga nxënës/e të grupeve të tjera, mbi zgjidhje dhe ide të ndryshme.ShënimPër udhëzimet e realizimit të projektit referoju rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122