Page 119 - Demo
P. 119


                                    117MësimiI.1 3.1 Potencialet mjedisore të hapësirave bregdetareZonat bregdetare përfshijnë ujërat bregdetare dhe pjesën tokësore në afërsi e në kontakt me to, që janë në bashkëveprim të përhershëm midis tyre. Në këtë zonë përfshihen edhe ishujt, zona që preket nga baticë-zbatica, kënetat e kripura, lagunat dhe plazhet. Zonat bregdetare dallohen nga prania e një bote të gjallë, të larmishme. Ato përbëjnë mjedise të veçanta, ku bota e gjallë detare dhe ajo tokësore takohen me njëra-tjetrën. Në zonat bregdetare jetojnë edhe shumë lloje endemike (të veçanta) të florës dhe të faunës. Një shembull i tillë është prania e pelikanit kaçurrel në Lagunën e Karavastasë (në bregdetin e Adriatikut). Në shumë vende bregdetare të botës gjenden edhe shkëmbinj koralorë nënujorë, me bukuri të rrallë natyrore (p.sh.: Barriera Koralore e Australisë).POTENCIALET E ZONAVE BREGDETAREFjalë kyçe potenciale mjedisore potenciale ekonomikekyçeDiskutojmë Shihni me kujdes fotot e mëposhtme dhe krahasoni ndryshimet midis tyre. A dalloni në to elemente të ngjashme me bregdetet e vendit tonë, të cilat i keni parë apo i keni vizituar? Si mendoni, çfarë rëndësie kanë zonat bregdetare për jetën dhe ekonominë tonë?1 Disa potenciale turistike të zonave bregdetarePërshkruaj botën e gjallë që karakterizon bregdetin ku ti ke kaluar pushimet ose pranë të cilit jeton. peshkimsporte ujoreturizëm bregdetarshumëllojshmëri e botës së gjallëa. b.
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123