Page 120 - Demo
P. 120


                                    118*MHRJUDÀDGKHNsUNLPLJMHRJUDÀN118Radha jote1 ĨĂƌģƉģƌĨĂƋģƐŽũŶģnjŽŶĂƚďƌĞŐĚĞƚĂƌĞŶģĂƐƉĞŬƟŶŵũĞĚŝƐŽƌ͍2 WƐĞnjŽŶĂƚģƟůůĂůƵĂũŶģŶũģƌŽůƚģƌģŶĚģƐŝƐŚģŵŶģƐĞŬƚŽƌŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬ͍ƌŐƵŵĞŶƚŽƉģƌŐũŝŐũĞŶ͘3 ,ƵůƵŵƚŽĚŚĞŐƌƵŵďƵůůŽŝŶĨŽƌŵĂĐŝŽŶĞŵďŝƉŽƚĞŶĐŝĂůĞƚƚƵƌŝƐƟŬĞ͕ĞŬŽŶŽŵŝŬĞĞŵũĞĚŝƐŽƌĞƚģŚĂƉģƐŝƌĂǀĞďƌĞŐĚĞƚĂƌĞĚŚĞĚŝƐŬƵƚŽƉģƌŵĞƐĚŝƐĂƐŚĞŵďƵũǀĞŶŐĂǀĞŶĚŝĞďŽƚĂ͘ Potencialet ekonomike të hapësirave bregdetarePërveçse janë mjedise të pasura natyrore, hapësirat bregdetare përfaqësojnë shpesh edhe zonat më të rëndësishme ekonomike të vendeve përkatëse. Për shoqërinë njerëzore, që nga ajo primitive e deri më sot, peshkimi mbetet një veprimtari e rëndësishme ekonomike. Një tjetër potencial ekonomik është turizmi. Në disa bregdete të rajonit të Mesdheut (sidomos në ishujt Qipro, Maltë, Sicili etj.), turizmi përbën veprimtarinë më të rëndësishme ekonomike. Zonat bregdetare, në krahasim me të gjitha pjesët e tjera të planetit, janë më të vizituarat nga turistët. Përveç turizmit blu, ato mundësojnë zhvillimin e turizmit kulturor, sepse në këto brigje gjenden qytete, ndërtime apo rrënoja të shumë qytetërimeve të hershme, të cilat ngjallin interes për lashtësinë dhe aspektin historik të tyre. Zonat bregdetare janë gjithashtu nyjat lidhëse midis vendeve të ndryshme. Pranë tyre janë ndërtuar porte e aeroporte, si dhe zënë fill rrugët më të rëndësishme automobilistike apo hekurudhore të shumë vendeve, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregtisë dhe të transportit. Një shembull i tillë është porti i Roterdamit (porti më i madh në Evropë), një qendër e rëndësishme ekonomike e Hollandës. Në vendin tonë, porti i Durrësit ka një rol strategjik për zhvillimin e ekonomisë. Mjaft hapësira bregdetare janë kthyer edhe në zona të rëndësishme industriale, sidomos për nxjerrjen e naftës (në Detin e Veriut, në ujërat e detit Jon etj.) dhe për sigurimin e energjisë nëpërmjet erës dhe baticave detare. Përshkruaj veprimtaritë ekonomike në figurat 2, 3 dhe 4, dhe evidento se sa të pranishme janë ato në zonat bregdetare të vendit tonë.Pamje nga autostrada “Bregu i Paqësorit”, në KaliforniPamje nga një zonë e nxjerrjes së naftës në Detin e Veriut3 4Peshkimi në bregdet 2
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124