Page 121 - Demo
P. 121
119MësimiI.1 3.2 NDOTJA NË ZONAT BREGDETAREDiskutojmë Mësuam se zonat bregdetare përbëjnë hapësira me potenciale të mëdha turistike dhe ekonomike për vendet ku gjenden. Për vetë kushtet që ofrojnë, në këto zona është përqendruar një numër i lartë popullsie. Por, a dëmtohet dhe ndotet mjedisi bregdetar prej veprimtarive ekonomike dhe mbipopullimit? Çfarë ndotjesh mund të shkaktohen? Fjalë kyçe urbanizimi dhe mbipopullimi veprimtaritë ekonomikekyçex Veprimtaritë ekonomike (peshkimi, transporti detar dhe turizmi). Kur peshkimi bëhet në mënyrë agresive (me lëndë plasëse) ose gjatë periudhës së shtimit të faunës detare, shkaktohet ndotje e mjedisit ujor dhe dëmtim i botës së gjallë. Pasoja të tilla ndihen edhe në zonat bregdetare që kanë shkëmbinj koralorë (fig. 5). Oqeani Paqësor Oqeani PaqësorPërqindja e shkëmbinjve nënujorë koralorë të shkatërruarOqeani Paqësor 7%Lindja e Mesme 35%Oqeani Indian 59%Juglindja dheAzia Lindore 34`50403020100në %Karaibet dhe Oqeani Atlantik 22%Oqeani Atlantik Oqeani IndianHarta e zonave koralore të rrezikuara5turizmipeshkimi me kimikatembishfrytëzimi i burimevesedimentet në bregdetshkëputja e koralevepeshkimi me lëndë shpërthyesembipopullimiFaktorët që rrezikojnë dëmtimin e shkëmbinjve koralorë: Disa prej shkaqeve kryesore të ndotjes së zonave bregdetareNë zonat bregdetare, ndotja dhe problematikat e lidhura me të po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese. Ndër shkaqet kryesore veçohen: urbanizimi e mbipopullimi, veprimtaritë ekonomike, mënyrat e përdorimit të tokës, ndryshimet klimatike, erozioni dhe ndotjet e lumenjve.x Urbanizimi dhe mbipopullimi. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, për shkak të proceseve të shpejta të urbanizimit, zonat bregdetare janë gjendur vazhdimisht nën një presion shumë të lartë popullimi. Sot në botë, më shumë se gjysma e popullsisë jeton në zonat bregdetare (deri në 60 km nga deti), për shkak se ato ofrojnë kushte (natyrore, ekonomike) më të mira jetese dhe mundësi lidhjeje me botën. Numri i popullsisë i këtyre zonave është vazhdimisht në rritje, çka ka nxitur shtimin e banesave dhe të bizneseve e për rrjedhojë edhe të ndotjes në forma të ndryshme. Ndotja nga mbipopullimi shkaktohet sidomos prej inerteve të ndërtimit dhe prej derdhjeve urbane (biznese e banesa që i derdhin ujërat e zeza në det).

