Page 123 - Demo
P. 123


                                    121MësimiI.1 3.3 Mënyrat e përdorimit të tokës Sipërfaqe të mëdha toke pranë zonave bregdetare ndoten për shkak të përdorimit të tepruar të plehrave kimike në bujqësi ose prej mbetjeve toksike të industrive të mëparshme me teknologji të vjetruar (p.sh. në Porto Romano të Durrësit). Nga toka, përmes ujërave nëntokësore plehrat kimike dhe mbetjet toksike përfundojnë edhe në det, duke shkaktuar ndotjen e tij. Nëse mbillen kultura bujqësore në kushte të tilla, pasojat e konsumimit të tyre do të ishin mjaft të rënda për shëndetin tonë. SHKAQET E TJERA TË NDOTJES SË ZONAVE BREGDETARE Diskutojmë Ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problematikat dhe ndotjen e bregdetit janë edhe mënyrat e përdorimit të tokës (për bujqësi apo zhvillim industrial), ndryshimet klimatike, erozioni dhe ndotjet e lumenjve. Bazuar në informacionet që keni, përshkruani si ndikojnë ato në ndotjen e vijës bregdetare të vendit tonë.Fjalë kyçe përdorimi i tokës ndryshime klimatike erozioni dhendotja e lumenjvekyçeNdotja nga përdorimi i tepërt i plehrave kimike në bujqësi Ndotja nga mbetjet e industrisë kimike në Porto Romano 89 Ndryshimet klimatike Shkrirja e akujve në pole, që është pasojë e ngrohjes globale, shoqërohet vazhdimisht me ngritje të nivelit të oqeanit botëror. Për sa kohë që të vijojë, ky proces do të sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përmbytjen e zonave bregdetare. Gërryerjet në shtretërit e lumenjve dhe ndotjet e tyre Materialet e ngurta që transportohen prej lumenjve dhe depozitohen në grykëderdhjet e tyre (në bregdet), shpesh pakësohen nga gërryerja dhe përdorimi i tyre si lëndë e parë në ndërtim. Si rezultat i pakësimit të këtyre materialeve të ngurta, deti përparon dhe “zapton” tokat duke shtuar erozionin detar. Përveç kësaj, lumenjtë e ndotur prej ujërave të zeza ose mbetjeve urbane dhe industriale, ndotin edhe brigjet detare (në grykëderdhjet e tyre). Për shembull, grykëderdhja 
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127