Page 125 - Demo
P. 125


                                    123MësimiI.1 3.4QytetetQytetet dallohen për numrin e lartë të popullsisë e të veprimtarive prodhuese. Në to ofrohen shumë shërbime administrative, shëndetësore, tregtare, arsimore etj. (kujtoni se çfarë keni mësuar në Gjeografinë 6, mbi llojet e vendbanimeve në Shqipëri). Si të tilla, ato paraqesin mundësi më të mëdha punësimi, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor për njerëzit, prandaj edhe tërheqin më tepër popullsi nga zonat rurale dhe ato më periferike. Në të njëjtën kohë, qytetet kthehen shpesh në shembuj zhvillimi të paqëndrueshëm, pasi konsumojnë sasi të mëdha burimesh (energji, ujë, ushqime dhe lëndë të para) dhe prodhojnë sasi të mëdha mbetjesh (të cilat, zakonisht eliminohen në periferi, në lumenj, dete dhe në ajër).NDOTJA NË QENDRAT URBANEDiskutojmë Si e parafytyroni qytetin ku do të donit të jetonit: me parqe dhe hapësira të gjera, godina të vjetra antike apo historike të ruajtura me kujdes, blloqe ndërtesash të ulëta, të ndërtuara me planimetri, apo me ndërtesa të larta dhe shumë pranë njëra- tjetrës? Si mund të jetë gjendja e trafikut të automjeteve dhe shkalla e ndotjes në të? Fjalë kyçe zhvillim i qëndrueshëm llojet e ndotjevekyçeFjalorZhvillim i qëndrueshëmështë zhvillimi ekonomik që u përgjigjet nevojave të njerëzve në të tashmen, duke mos vënë në rrezik nevojat e brezave të ardhshëm.12 Qytetet, hapësira zhvillimiNdotjet në qyteteNë qytete, ndotja vjen si pasojë e mënyrës së përdorimit të tokës, ndërtesave, menaxhimit të mbetjeve urbane e industriale, si dhe prej trafikut të automjeteve. Shkalla e ndotjes ndryshon në varësi të madhësisë së qyteteve dhe të veprimtarive prodhuese që zhvillohen në to. Ndotjet kryesore janë: ndotja e ajrit, e tokave, e ujërave dhe ndotja akustike. 
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129