Page 127 - Demo
P. 127


                                    125MësimiI.1 3.5 Ndotja e ujërave në qyteteNë shumë vende të botës, lumenjtë dhe detet janë shfrytëzuar në mënyrë të përhershme për derdhje urbane dhe industriale. Nivelet më të larta të ndotjes së ujit gjenden kryesisht në vende me ritme të shpejta të rritjes ekonomike, për shembull, në Indi dhe në Kinë, ku më tepër përparësi i jepet rritjes ekonomike, sesa mbrojtjes së mjedisit. NDOTJA NË QENDRAT URBANE (VAZHDIM)Diskutojmë Pranë lumenjve janë përqendruar qytete të rëndësishmetë botës. Edhe qytetërimet e para kanë lindur përgjatë rrjedhave të tyre. Por, paralelisht me zhvillimin dhe rritjen e qyteteve, shoqëria njerëzore ka shkaktuar ndotje të shumë lumenjve. Si mendoni, nga se ndoten lumenjtë dhe tokat e qyteteve? Fjalë kyçe ndotja e ujërave ndotja e tokës  ndotja akustike kyçeNdotja e ujërave nga derdhjet industriale Ndotja e tokave prej industrisë 14 15 Ndotja e tokës në qytete Ndotja dhe dëmtimi i tokës në qytete shkaktohet nga grumbullimi i mbetjeve urbane, industria nxjerrëse e naftës, ndërtimet e shumta dhe pa leje, prania e lëndëve kimike të mbetura prej impianteve të braktisura ose të mbyllura, si dhe nga zënia e sipërfaqeve të tokës prej ish-ndërtesave industriale. Zonat e grumbullimit të mbetjeve urbane gjenden kryesisht në periferi të qyteteve, ku shkalla e ndotjes së tokës është tepër e lartë. Në shumë qytete të botës, kryesisht të vendeve në zhvillim, mbetjet urbane digjen ose mbulohen në zonat periferike, çka bën që këto zona të mbeten të ndotura për një kohë shumë të gjatë. Nëpërmjet ujërave nëntokësore, këto mbetje shpërndahen në një zonë më të madhe se vendgrumbullimi i tyre. Edhe industria nxjerrëse e naftës në qytete 
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131