Page 128 - Demo
P. 128
126*MHRJUDÀDGKHNsUNLPLJMHRJUDÀNRadha jote1 WƐĞŶĚŽƚĞŶƵũģƌĂƚŶģƋLJƚĞƚĞ͍WŽƚŽŬĂƚ͍2 sƌŽũƚŽ;ŶģƐĞďĂŶŽŶŶģƋLJƚĞƚ͕ĚŝƐŬƵƚŽŵĞƚģĂĨģƌŵĚŚĞĂŶŬĞƚŽďĂŶŽƌģƚģnjŽŶģƐͿ͕ŚƵůƵŵƚŽŝŶĨŽƌŵĂĐŝŽŶĞĚŚĞĚŝƐŬƵƚŽŶģŬůĂƐģŵďŝŶĚŽƚũĞŶĞƵũģƌĂǀĞ͕ƚģƚŽŬĂǀĞĚŚĞŵďŝŶĚŽƚũĞŶĂŬƵƐƟŬĞŶģƋLJƚĞƚĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞƚģǀĞŶĚŝƚƚŽŶģ͘(në zonat naftëmbajtëse) shkakton ndotje të mëdha të tokave (p.sh.: ndotja në zonën e PatosMarinzës, në vendin tonë).Ndërtimet e shumta, kryesisht ato pa planimetri dhe pa leje, e dëmtojnë gjithashtu tokën. Shpeshherë, ato zënë sipërfaqe të nevojshme për gjelbërimin e qytetit dhe për hapësira çlodhjeje. Po kështu, ndërtesat që ngrihen mbi kanalet e ujërave të zeza dhe mbi tubacionet e ujit të pijshëm, shkaktojnë bllokim ose çarje të tyre dhe si rrjedhojë, dëmtim të tokës. Lëndët kimike të industrive të mëparshme (të braktisura) shkaktojnë gjithashtu ndotje të tokës, për pastrimin e së cilës nevojiten trajtime të veçanta.Gjithashtu, ndërtesat e zonave ish-industriale (uzina, kombinate, magazina etj.) e dëmtojnë tokën, sepse e lënë atë në gjendje të papërdorshme.Ndotja akustikeNdotja akustike në zonat urbane shkaktohet prej ndërtimeve, transportit, industrive, mjediseve argëtuese, parkimeve, pajisjeve elektroshtëpiake etj. Shkallën më të lartë të ndotjes akustike e kanë kryeqytetet, qytetet kryesore të vendeve dhe zonat bregdetare gjatë sezonit turistik. Ndotja e tokës nga ndërtimet pa leje dhe derdhjet urbane përgjatë lumit të Lanës, Tiranë (viti 1997)Pamje nga ish-kombinati i autotraktorëve (ambiente të përshtatura për biznese dhe banesa sociale)1617Përshtatja e ndërtesave të ish-zonave industriale për banesa sociale, magazina e zyra, si dhe për zhvillim biznesi, jo vetëm që riciklon sipërfaqen e papërdorshme, por edhe mban nën kontroll rritjen e përmasave të qytetit.

