Page 129 - Demo
P. 129


                                    127MësimiI.1 3.6Ndotja e ajrit në zonat ruraleNdotja e ajrit në zonat rurale shkaktohet kryesisht prej djegies së plehrave, djegies ose prerjes së pyjeve dhe kullotave, prej përdorimit të plehrave kimike në bujqësi, prej tymrave që dalin nga furrat e gëlqeres, fabrikat e prodhimit të çimentos, apo prej sektorëve ekonomikë të ndryshëm që mund të jenë zhvilluar në zonat rurale. NDOTJA NË QENDRAT RURALEDiskutojmë Problematika e ndotjes nuk ndeshet vetëm në qytete, ajo është e pranishme edhe në fshatra. Nga njohuritë që keni, si mendoni, nga se shkaktohet ndotja në zonat rurale? Fjalë kyçe ndotja e ajrit, e tokës dhe e ujërave në zonat rurale ndërvarësia e ndikimeve mjedisoreNdotja dhe dëmtimi i tokave në zonat ruraleNdotja e tokave në zonat rurale shkaktohet nga: përdorimi pa kriter i plehrave kimike në bujqësi, grumbullimi i mbetjeve të fermave blegtorale, mungesa e kanalizimeve, lënia djerrë e tokave për një kohë të gjatë, mbjellja vetëm e një llojibime, prerja e drurëve dhe zjarrvënia (për të përftuar toka bujqësore e kullota), ndërtimet pa leje, përmbytjet e vazhdueshme, thatësira e zgjatur dhe erozioni lumor.Ndotja e ajrit në zonat rurale (prej djegies së mbeturinave)Ndotja e tokave prej plehrave dhe blegtorisë18 19
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133