Page 131 - Demo
P. 131


                                    129PROJEKT (ORA E KATËRT)Tema: Çështjet mjedisore të ujërave pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: x diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të kenë: lumi, liqeni, hapësira bregdetare, burimet ujore pranë vendbanimit të tij;x hulumton mbi një çështje mjedisore që lidhet me ujërat në zonën e tij dhe identifikon problemin;x përcakton faktorët e mundshëm që shkaktojnë problematikën mjedisore;x ofron zgjidhjen e problemit;x vlerëson përfitimet dhe rreziqet e zgjidhjeve të mundshme;x ndan me grupin idetë dhe përfundimet individuale;x u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor i Gjeografisë 7, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara më parë për realizimin e projektit; vëzhgime të nxënësve/eve në terren, biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin përkatës; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga interneti, institucione apo organizata mjedisore, si dhe nga media e shtypi. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, intervista, anketim, diskutim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi i shkruar; kompjuter, video-projektor, tabelë prezantimi, shënues, fletëpalosje, postera, foto të ndryshme, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së katërt të projektit:x Paraqitja e punës së secilit grup, që mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave, tabakëve etj., sipas vendimmarrjes së grupit.x Dorëzohet produkti i printuar.x Diskutohet në klasë për përfundimet e arritura.x Bëhet vlerësimi i nxënësve/eve.x Shpërndahen në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët dhe komuniteti) posterat e përgatitur.
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134