Page 14 - Demo
P. 14


                                    12MësimiI.1 1.4RROTULLIMI I TOKËS RRETH BOSHTIT TË VET DHE PASOJAT GJEOGRAFIKEDiskutojmë Përgjatë 24 orëve, vëmë re se dita dhe nata ia lënë vendin njëratjetrës në mënyrë të përsëritur. Dielli shfaqet në agim, në vazhdim e shohim që lëviz nëpër qiell deri sa perëndon, dhe më pas vjen nata. Mëngjesin tjetër, dielli rishfaqet dhe çdo gjë përsëritet nga e para. Për rrjedhojë, duke iu përshtatur këtij ndryshimi të përhershëm, e gjithë bota e gjallë në planetin tonë krijon një regjim ditor të caktuar. Por, a e dini si formohet ditë-nata? Rrotullimi i Tokës rreth vetesToka rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar për 24 orë (ose saktësisht 23 orë e 56 minuta), nga perëndimi në lindje, në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës. Neve na duket gjithmonë sikur Dielli lëviz në qiell, ndërkohë që jemi ne që lëvizim bashkë me Tokën rreth boshtit të saj. Gjatë rrotullimit rreth vetes, Toka i ekspozon Diellit çdo pjesë të sipërfaqes së saj. Në pjesën që ndodhet përballë Diellit është ditë, ndërkohë që në pjesën tjetër të paekspozuar është natë. Gjatë rrotullimit të Tokës rreth vetes, në të gjitha vendet ku rrezatimi diellor bie në mënyrë të drejtpërdrejtë, është mesditë (ora 12:00), ndërsa në vendet 1800 larg tyre është mesnatë (ora 24:00).Përshkruaj si ndryshon vendndodhja e Diellit (ose rruga që përshkon Dielli nga momenti i lindjes deri në perëndim) gjatë 24 orëve, në vendbanimin tënd.Fjalë kyçerrotullimi i Tokës rreth vetes formimi i ditë-natës shtypja në pole shmangia e erërave, e masave ajrore dhee rrymave oqeanikeSkema tregon drejtimin e rrotullimit të Tokës rreth vetes. 9PerëndimLindjePVrrezatimi diellorPJmesditëmesnatëdrejtimi i rrotullimit të Tokës rreth vetesboshti imagjinar i Tokëskufiri midis zonës së ndriçuar nga Dielli dhe zonës së pandriçuar
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18