Page 18 - Demo
P. 18
PUNË PRAKTIKE161.1Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• ndërton dhe përdor modele që tregojnë: a) vendin e Tokës në sistemin diellor; b) pasojat e rrotullimit të Tokës rreth vetes; c) pozicionin e Tokës kundrejt Diellit në ditët e ekuinokseve dhe të solsticeve;• kërkon me objektivitet të dhëna dhe informacion për të qenë më i/e saktë në shpjegimet e tij/saj mbi formën dhe përmasat e Tokës;• paraqet dhe komunikon lirshëm mendimet e veta;• ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale;• demonstron bashkëpunim gjatë punës në grup për përgatitjen e modeleve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta për paraqitjen e punës në klasë.Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: Skeda me informacione të shkruara, fotografi, plastelinë/topa llastiku/tullumbace/topa letre, karton/kuti kartoni/dërrasë/kuti druri, tela/spango, lapsa me ngjyra, gjilpëra me kokë. Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe (ndërtim maketi, paraqitje, diskutim).Puna përgatitore:Përcaktohet dhe diskutohet që në mësimin e parë të kësaj nëntematike, ideja e punës praktike (nis puna që me ushtrimin nr. 3). Për këtë: 1. ndahen detyrat e grupeve, në mënyrë që nxënësit të punojnë hap pas hapi në fund të çdo teme mësimore;2. përgatiten objektet dhe etiketat që do të plotësojnë maketin.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike• Me objektet e përgatitura në shtëpi (planetë, Diell, Hënë, asteroide etj.) ndërtohet në klasë maketi që paraqet sistemin diellor. Orbitat dhe boshtet e rrotullimit mund të jenë prej teli.• Gjatë ndërtimit të maketit jepen të dhënat e duhura mbi: a) përmasat, formën e Tokës dhe rëndësinë që kanë ato për planetin tonë; b) mënyrën e rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe pasojat që rrjedhin prej tij; c) mënyrën e rrotullimit të Tokës rreth Diellit dhe pasojat që vijnë prej tij (në ditët e ekuinokseve dhe solsticeve) etj. Është mirë që disa prej këtyre të dhënave të jenë të shkruara edhe në etiketa me ngjyra (të përgatitura më parë), të cilat gjatë paraqitjes mund të vendosen dhe të ngjiten në platformën e maketit ose mbi trupat e sistemit diellor. Gjatë këtij prezantimi, informacioni shoqërues mund të bëhet edhe me anë të PowerPoint-it (të përgatitur që më parë).• Diskutohet midis grupeve (vlerësohen punët e njëri-tjetrit).• Bëhet vlerësimi i nxënësve.TEMA: TOKA NË SISTEMIN DIELLOR

