Page 21 - Demo
P. 21


                                    Në përfundim të kësaj nëntematike, nxënësi/ja:modelon strukturën vertikale të atmosferës, duke përdorur informacione nga burime të ndryshme të të nxënit;dallon brezat e nxehtësisë dhe rëndësinë e rrezatimit diellor, si rrezatim bazë për planetin tonë;përshkruan shkaqet dhe pasojat e shpërndarjes së pabarabartë të nxehtësisë, si dhe ndikimin e saj në qarkullimin e erërave dhe të rrymave oqeanike; sjell shembuj të ndryshëm, që tregojnë se si modelet globale ndikojnë në mikroklimë (p.sh. rryma e Golfstrimit, pasojat e saj në klimën e Evropës Veriperëndimore);përdor instrumentet për matjen e temperaturës së ajrit, trysnisë atmosferike, lagështirës; për përcaktimin e drejtimit të erës, për mbledhjen e të dhënave në lidhje me motin, si dhe interpreton harta sinoptike për të bërë parashikime të motit; përshkruan klimën si rezultat i modeleve afatgjata të temperaturës dhe të reshjeve;identifikon faktorët që ndikojnë në formimin e klimës, si dhe zonat kryesore klimatike në hartë;ndërton dhe interpreton grafikë klimatikë për zona të ndryshme;argumenton rëndësinë e proceseve dhe të modeleve të klimës për jetën dhe proceset në Tokë (p.sh. thatësira, turizmi), si dhe rolin e veprimtarisë njerëzore (p.sh. shtimi i gazeve serrë);interpreton lidhjen e hidrosferës me litosferën, atmosferën, biosferën;identifikon veçoritë e ujit të deteve dhe të oqeaneve (temperatura, kripësia, dendësia);bën dallimin ndërmjet lëvizjeve të ndryshme të ujërave të oqeaneve e të deteve dhe të faktorëve që ndikojnë në: valët detare, rrymat oqeanike, baticat dhe zbaticat;skicon në hartë drejtimin e lëvizjes dhe rrugën që ndjekin disa nga rrymat oqeanike dhe përshkruan rolin e tyre në klimën e rajoneve që përshkojnë;identifikon, bazuar në vëzhgime dhe në modele të ndryshme, elementet e lumit dhe llojet e tij;përcakton drejtimet kryesore të shtrirjes së disa lumenjve në hartën e Shqipërisë dhe në atë të botës;krahason liqenet me origjinë të ndryshme, duke sjellë shembuj dhe duke përcaktuar vendndodhjen e tyre në hartë;vëzhgon në zonën (qytetin/fshatin) e tij praninë e burimeve dhe diskuton për llojin dhe përdorimin e tyre;përshkruan procesin e formimit të borës dhe të akujve, si dhe veprimin e tyre në mjedis;hulumton mbi një çështje mjedisore që lidhet me ujërat (p.sh. erozioni lumor, tharja e liqenit artificial etj.) në zonën e tij;modelon ndërtimin e brendshëm të Tokës, duke përshkruar veçoritë kryesore për secilën shtresë;klasifikon shkëmbinjtë sedimentarë, metamorfikë dhe vullkanikë;identifikon faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e dherave;argumenton rëndësinë e materialeve përbërëse të Tokës (p.sh. shkëmbinjtë, mineralet) për shoqërinë tonë;nxjerr përfundime për proceset historike që kanë kontribuar në format e tokës, të tilla si: lëvizjet e kontinenteve përgjatë kohërave, pllakat tektonike;diferencon format kryesore të relievit të kontinenteve dhe bën dallimin e tyre në hartë;identifikon në hartë vendet me lartësi absolute të ndryshme;krahason ndryshimet e sipërfaqes së Tokës, që ndodhin si pasojë e lëvizjeve të ngadalta (p.sh. formimi i maleve), me proceset e shpejta (tërmetet, vullkanet); demonstron në hartë lidhjen e brezave vullkanikë me zonat e tërmeteve; identifikon faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e pabarabartë të botës bimore e shtazore sipas brezave të nxehtësisë.NËNTEMATIKA II PROCESET DHE DUKURITË NATYRORE NË TOKË19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25