Page 22 - Demo
P. 22
20MësimiI.1 2.1Roli i atmosferësAtmosferë quhet shtresa e ajrit që mbështjell Tokën. Prania e saj është mjaft e rëndësishme për planetin tonë, sepse lejon të mbërrijë në sipërfaqen e tij atë pjesë rrezatimi diellor aq të domosdoshme për jetën dhe pengon depërtimin e rrezeve të dëmshme. Përveç kësaj, lëvizjet e përhershme të rrymave të ajrit që ndodhin në atmosferë, zbutin diferencat midis temperaturave të ditës dhe të natës, si dhe realizojnë shpërndarjen e dritës në Tokë. ATMOSFERA DHE PËRBËRJA E SAJ Diskutojmë Kujtojmë njohuritë e marra mbi arsyen pse atmosfera qëndron gjithmonë e lidhur me Tokën. Çfarë kuptoni me konceptin atmosferë? A është ajo e domosdoshme për jetën në Tokë?Fjalë kyçeatmosferë elemente të gazta, të ngurta, të lëngëtaPërbërja e atmosferësAtmosfera e Tokës përbëhet nga kryesisht nga elemente të gazta, por në të ndodhen edhe sasi shumë të vogla elementesh të ngurta dhe të lëngëta. Elementet e gazta janë: azoti, i cili zë 78% të atmosferës, oksigjeni, i cili zë 21%, si dhe gaze të tjera, të cilat zënë 1% të saj. Pjesën më të madhe të gazeve që përbëjnë 1% të atmosferës e zë dyoksidi i karbonit. Përshkruaj rëndësinë që ka prania e atmosferëspër jetën tënde dhepër gjithë botën e gjallë.Paraqitje skematike e atmosferës së Tokës 1DielliTokarrezatimi diellorrrezatimi diellor që mbërrin në Tokëmasa ajrore që lëvizin në atmosferëAtmosf e r a

