Page 24 - Demo
P. 24
22MësimiI.1 2.2 STRUKTURA E ATMOSFERËSDiskutojmë Deri në çfarë lartësie shkon atmosfera? Si mendoni, a është ajo njësoj e dendur dhe me të njëjtat temperatura si pranë sipërfaqes së Tokës, ashtu edhe në lartësi?Struktura vertikale e atmosferësAtmosfera e planetit tonë është e përbërë nga disa shtresa, ku secila prej tyre ka veçoritë dalluese. Nisur nga sipërfaqja e Tokës drejt lartësisë, atmosfera përbëhet nga këto shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe ekzosfera (fig. 3).Troposfera është shtresa e ajrit që shtrihet nga sipërfaqja e Tokës, deri në lartësinë mesatare rreth 11-12 km (në Ekuator 16-18 km, ndërsa në pole rreth 7-8 km). Në troposferë janë përqendruar 75% e gazeve të atmosferës, pluhur dhe avuj uji. Është shtresa në të cilën jetojmë dhe ku zhvillohen të gjitha proceset jetësore (të botës bimore dhe shtazore). Në troposferë formohen retë, reshjet dhe për çdo 100 m rritje në lartësi, temperatura ulet me 0.60C (fig. 3 dhe fig. 4). Tr o p o s f e r aformohen reshjetbalonë meteorogjikeS tr a t o s f e r aM e z o s f e r aTe r m o s f e r aE k z o s f e r a11 km (në pole 7 km,në Ekuator 16 km)50 km80 km500-750 km2000-2500 kmShtresa e ozonitre të lartare të argjendtaAtmosfera-500C00C-850C150025000Ctemperaturadendësia e ajrittemperaturameteorëpërthithetnjë pjesë errezatimitdiellorsatelitpërthithet një pjesë tjetër e rrezatimit diellorpërthithet një pjesë tjetër e rrezatimit diellorniveli më i ulët i aurorësniveli më i lartë i aurorësvalë radiofonikepërthithet një pjesë tjetër e rrezatimit diellorParaqitje skematike e strukturës vertikale të atmosferës 3Fjalë kyçe troposferë stratosferë mezosferë termosferë ekzosferë

