Page 26 - Demo
P. 26
24MësimiI.1 2.3 RREZATIMI DIELLOR DHE RËNDËSIA E TIJDiskutojmë Ashtu si të gjithë planetët e sistemit diellor, Toka është një trup i errët, që e merr energjinë prej Diellit. Çfarë roli luan energjia diellore për jetën në planetin tonë? A mbërrin ajo e gjitha në Tokë?Fjalë kyçe rrezatimi diellor rrezatimi tokësor zonat e nxehtësisëRrezatimi diellor Dielli i dërgon Tokës në mënyrë të vazhdueshme sasi të mëdha energjie dhe drite, të cilat përbëjnë rrezatimin diellor. Ky rrezatim nuk mbërrin i gjithi në sipërfaqen e planetit tonë, sepse një pjesë e tij përthithet nga gazet e shtresave të atmosferës. Në sipërfaqen e tij mbërrin rreth gjysma e këtij rrezatimi. Sasia e rrezatimit diellor që arrin deri te ne, lidhet ngushtë edhe me gjendjen e motit dhe me praninë e pluhurave në atmosferë. Në ditët e kthjellëta dhe pa re, në Tokë vjen më tepër ngrohtësi dhe dritë, sesa në ditët me mot të vranët e me reshje. Rrezatimi diellor që mbërrin, thithet nga sipërfaqja e Tokës dhe më pas çlirohet prej saj në formë rrezatimi tokësor, duke ngrohur kështu shtresën e poshtme të atmosferës në kontakt me sipërfaqen. Është kjo arsyeja që sa më lart të ngjitemi (në kodër, në mal), aq më ftohtë bën. Zonat e nxehtësisë Siç e dimë, për shkak të formës sferike të Tokës, pjesë të ndryshme të sipërfaqes së saj marrin sasi jo të njëjta rrezatimi diellor, çka do të thotë që vende të ndryshme në planetin tonë ngrohen në mënyrë të pabarabartë. Për rrjedhojë, në Tokë formohen këto zona (ose breza) nxehtësie: x zona e nxehtë, e cila shtrihet në të dyja anët e Ekuatorit, midis dy tropikëve;Bazuar në figurën 5, përshkruaj se çfarë ndodh me rrezatimin diellor që mbërrin në sipërfaqen e Tokës.Skema paraqet rrezatimin diellor dhe rrezatimin tokësor.5DielliTokaRrezatimi diellorRrezatimi tokësorA t m o s f e r a

