Page 28 - Demo
P. 28
26MësimiI.1 2.4FAKTORËT DHE PASOJAT E SHPËRNDARJES SË NXEHTËSISË NË TOKËDiskutojmë Kujtojmë sërish njohuritë e marra mbi formën e Tokës dhe rrotullimin e saj rreth Diellit. Çfarë lidhje ka midis sasisë së rrezatimit diellor që mbërrin në Tokë, formës sferike të saj, si dhe kohës së ekspozimit kundrejt Diellit? Fjalë kyçe gjerësia gjeografike ekspozimi ndaj Diellit kushtet e motit dhe gjendja atmosferike lloji i sipërfaqes formimi i masave ajrore dhe i rrymave oqeanike/detareFaktorët që ndikojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në planetSasia e rrezatimit diellor që mbërrin në sipërfaqen e Tokës dhe shpërndarja e nxehtësisë në planet varen nga disa faktorë: x Gjerësia gjeografike. Për shkak të formës sferike të Tokës, rrezatimi diellor bie me kënde të ndryshme mbi sipërfaqen e saj (fig. 7). Në zonën ekuatoriale, rrezet e diellit bien me këndin 900 në lidhje me horizontin, në zonën tropikale me rreth 43°, ndërsa drejt poleve, ky kënd zvogëlohet deri në 00. Pra, vendet që ndodhen në gjerësi të ndryshme gjeografike, nuk marrin të njëjtën sasi energjie diellore. Sasia e saj ulet nga ekuatori në drejtim të poleve. x Periudha dhe kohëzgjatja e ekspozimit ndaj Diellit. Sa më e gjatë të jetë koha e ekspozimit të Tokës kundrejt Diellit, aq më shumë rrezatim diellor do të marrë ajo. Pjesë të ndryshme të sipërfaqes së saj marrin më shumë rrezatim gjatë mesditës dhe në stinën e verës.x Kushtet e motit dhe gjendja atmosferike. Kur moti është i kthjellët dhe pa re, në sipërfaqen e Tokës mbërrin një sasi më e madhe e rrezatimit diellor. Ndërsa në kushtet e një moti të vranët, me ajër të ndotur dhe të lagësht, sasia e rrezeve diellore është më e vogël, pasi një pjesë e tyre thithet nga avujt e ujit, gazet e ndryshme dhe pluhurat.DielliNatëParaqitje skematike e rënies së rrezatimit diellor mbi sipërfaqen e TokësPVPJ7DitëEkuatori 00Rrezatimi diellorTropiku iVeriut 23030`450V450 J66030`V66030`JTropiku iJugut 23030`0021.5043047023.5066.5068.50900

