Page 32 - Demo
P. 32
PUNË PRAKTIKE 2.130Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x ndërton instrumente për matjen e temperaturës së ajrit, të trysnisë atmosferike, të lagështirës së ajrit, të reshjeve, si dhe për përcaktimin e drejtimit e të shpejtësisë së erës;x i përdor këto instrumente për të mbledhur të dhëna që lidhen me motin;x shpjegon raportin ndërmjet temperaturës ditore, trysnisë atmosferike, lagështirës relative dhe drejtimit e shpejtësisë së erës, për të kuptuar motin si ndryshim afatshkurtër i këtyre treguesve;x bashkëpunon në grup dhe ndan me të tjerët njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 90 minuta (2 orë mësimore); në klasë. Materialet burimore: teksti mësimor i Gjeografisë 7, interneti. Disa njohuri paraprake mbi aparaturat që përdoren për matjen e elementeve të motit Për të qenë sa më të saktë në parashikimet e tyre, meteorologëve u duhet të mbledhin të dhëna atmosferike deri në lartësinë 30 000 m. Këtë e arrijnë nëpërmjet përdorimit të teknologjive dhe të aparaturave të ndryshme, si: radarët dhe satelitët e motit, imazhet infra të kuqe, aparaturat digjitale. Për të matur vlerat e elementeve të motit pranë sipërfaqes, ata përdorin aparatura më të thjeshta si: termometër, barometër, higrometër, pluviometër etj. Këto gjenden në qendrat sinoptike. Edhe ju mund të ndërtoni aparatura të ngjashme, por më të thjeshta, të cilat do t’ju shërbejnë për të mbledhur të dhëna në lidhje me motin. Mjetet e punës: Për ndërtimin e termometrit: një vazo qelqi, ujë, alkool për përdorim të zakonshëm, ngjyrues ushqimi (si p.sh. ngjyrues vezësh), pipëz plastike, plastelinë, letër e bardhë dhe vizore.Për ndërtimin e barometrit: një vazo qelqi, një tullumbace e madhe, një llastik, një gjilpërë, ngjitës, pipëz plastike, letër e bardhë.Për ndërtimin e flugerit: pipëz plastike, pjatë, letër e bardhë, laps me gomë, gjilpëra me kokë, ngjitës, shënues, plastelinë.Për ndërtimin e anemometrit: pesë gota plastike, dy pipëza plastike, një laps (me gomë të papërdorur), kapëse letrash, gërshërë, ngjitës, gjilpëra me kokë, shënues.Për ndërtimin e higrometrit: një copë dërrasë me përmasa 27.5 cm x 5 cm x 5 cm, një copë kartoni të hollë me përmasa 15 cm x 4 cm, një copë kartoni të fortë me përmasa 21 cm x 27.5 cm, laps, vizore, gërshërë, ngjitës, disa fije floku rreth 20 cm të gjata, gjilpëra me kokë, lapsa me ngjyra.Për ndërtimin e pluviometrit: një shishe plastike dylitërshe, gërshërë, ngjitës shirit, vizore, shënues.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe. TEMA: NDËRTIMI I INSTRUMENTEVE TË THJESHTA PËR TË MBLEDHUR TË DHËNA NË LIDHJE ME MOTIN (2 ORË)termometër pluviometërbarometërhigrometërfluger

