Page 33 - Demo
P. 33
31alkool + ujë + ngjyruesHapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktikeA. Për ndërtimin e termometrit (instrumenti që mat temperaturën e ajrit), veproni si më poshtë (fig. A/1):1. Në kapakun e vazos prej qelqi bëni një vrimë sa diametri i pipëzës plastike që keni zgjedhur. 2. Përzieni në pjesë të barabarta ujin me alkoolin dhe hidheni këtë përzierje në vazo, duke e mbushur deri në ¼-ën e saj. 3. Shtoni disa pika të ngjyruesit të ushqimit te përzierja e ujit me alkoolin. Kjo ju bën të mundur të shihni ndryshimin e temperaturës kur lëngu i ngjyrosur të kalojë nëpër pipëzën plastike.4. Futeni pipëzën plastike përmes vrimës së bërë në kapak, aq sa të mos e prekë fundin e vazos (fig. A/2). 5. Mbështilleni me plastelinë pipëzën plastike në pjesën ku ajo hyn në vazo, për të siguruar kështu një mbyllje hermetike, dhe termometri juaj është gati për t’u përdorur.6. Ngjitni në pjesën e jashtme të vazos një letër të bardhë, të vijëzuar ose një vizore, për të parë sa ndryshon niveli i lëngut gjatë ndryshimit të temperaturës.Për nxënësit më kureshtarëPër të parë se si mund të ndërtohet një termometër në kushtet e shtëpisë, mund të ndiqni linkun e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=1LOk1XzbPxgProvaProvoni ta vendosni termometrin tuaj në ambiente të ndryshme (vendoseni atë një herë në një enë me ujë të ngrohtë dhe më pas, në një enë me ujë të ftohtë). B. Për ndërtimin e barometrit (instrumenti që mat trysninë atmosferike) veproni në këtë mënyrë:1. Priteni tullumbacen në dy pjesë me madhësi të ndryshme (fig. B/1). Pjesën më të madhe të saj tendoseni mbi buzët e vazos së qelqit, duke e puthitur (si kapak) me anë të një llastiku (fig. B/2). 2. Ngjiteni pipëzën plastike mbi tullumbace me ngjitësin shirit (fig. B/3).3. Në fund të pipëzës ngjitni një gjilpërë po me ngjitës shirit. 4. Shënoni mbi një copë letër të ngjitur në mur, disa vija të ndara me hapësira të barabarta midis tyre. Tashmë, barometri juaj është gati (fig. B/4).Për nxënësit më kureshtarëNë linkun e mëposhtëm mund të shihni se si ndërtohet një barometër me mjetet përkatëse: https://www.youtube.com/watch?v=ah8F-xmvB2kA/1A/2B/1B/2B/3B/4

