Page 34 - Demo
P. 34


                                    32C. Për ndërtimin e flugerit (instrumenti që mat drejtimin e erës), veproni si më poshtë (fig. C/1):1. Priteni pipëzën në mënyrë të tërthortë në të dyja anët, deri në 2 cm gjatësi.2. Vizatoni në një letër të bardhë dy forma si në figurë dhe pritini ato. Ngjitini format nëpër prerjet e pjesëve anësore të pipëzës plastike.3. Me anë të një gjilpëre me kokë, bashkoni mesin e pipëzës plastike me gomën e lapsit. Sigurohuni që pipëza plastike të rrotullohet lirshëm (fig. C/2).4. Ngjiteni me plastelinë pjesën tjetër të lapsit, të vendosur vertikalisht me pjatën.5. Shkruani mbi pjatë anët e horizontit: V (veriu), J (jugu), L (lindja), P (perëndimi). 6. Vendoseni flugerin në një mjedis të hapur, për të parë se nga cili drejtim fryn era (nëse flugeri tregon veriun, atëherë era vjen nga veriu). D. Për ndërtimin e anemometrit (instrumenti që mat shpejtësinë e erës) veproni si më poshtë:1. Merrni katër gota plastike dhe në secilën prej tyre hapni nga një vrimë. Vrima duhet të bëhet rreth 1.5 cm poshtë buzëve të gotës.2. Merrni edhe një gotë tjetër dhe hapni në të dy vrima (rreth 1.5 cm poshtë buzëve të saj) përballë njëra-tjetrës. Më pas, bëni edhe dy brima të tjera përballë njëra-tjetrës (secila 1 cm poshtë buzëve të gotës). Hapni edhe një vrimë në fundin e gotës (në qendër), nëpër të cilën lapsi të kalojë lirisht (fig. D/1 dhe D/2).3. Futini pipëzat plastike nëpër vrimat e bëra, ashtu si në figurat D/2 dhe D/3. 4. Sigurohuni që gryka e secilës gotë të ndjekë fundin e gotës përbri. Çdonjëra nga katër gotat duhet të qëndrojë në pozicion anësor, si në figurën D/3.5. Futeni lapsin nga pjesa e gomës përmes fundit të gotës së pestë. Në vazhdim, vendoseni gjilpërën me kokë në mënyrë të tillë që të bashkojë dy pipëza plastike (diagonale me njëra-tjetrën) me gomën e lapsit.6. Përdorim shënuesin për të vënë një shenjë (p.sh. një X të madh) në fundin e njërës prej gotave anësore (fig. D/3).7. Anemometri juaj është gati për t’u përdorur. Vendoseni në një vend të hapur, ku fryn erë.VP LJVPVPJPVLJLVLJJLPJPC/1C/2D/1D/2D/3
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38