Page 35 - Demo
P. 35
33“mot i thatë” fije floku“mot i lagësht”8. Shikoni gotën e shënuar me X në fund të saj, teksa rrotullohet. Numëroni sa herë rrotullohet kjo gotë brenda 10 sekondave dhe përdorni tabelën e mëposhtme për të vlerësuar shpejtësinë e erës.Rrotullimet në 10 sekonda2-45-78-910-1213-1516-1819-2122-23Shpejtësia e erës për km/orë2 3 5 6 8 10 11 13E. Për ndërtimin e higrometrit (instrumenti që mat lagështirën e ajrit) veproni në këtë mënyrë:1. Vizatoni në një karton të hollë një shigjetë me përmasa 12.5 cm x 2.5 cm dhe priteni më pas me gërshërë. 2. Ngjitni copën e kartonit të trashë mbi sipërfaqen e dërrasës.3. Fiksoni me një gjilpërë me kokë shigjetën mbi kartonin e trashë.4. Njërën anë të fijeve të flokut (të bashkuara si tufë) ngjiteni me qendrën e shigjetës, ndërsa anën tjetër, me kartonin e trashë si në fig. E.5. Vendoseni higrometrin jashtë. Shënoni në karton pozicionet e shigjetës dhe shkruani sipas rastit: “mot i lagësht” ose “mot i thatë” (me anë të shenjave konvencionale). ProvaNë ditë me ajër të lagësht, fija e flokut e thith lagështinë, si rrjedhojë, ajo zgjatet dhe shigjeta do të shkojë më poshtë. Ndërsa në ditë të thata, kur fija e flokut thahet dhe bëhet më eshkurtër, shigjeta do të shkojë më sipër.F. Për ndërtimin e pluviometrit (instrumenti që mat sasinë e reshjeve), veproni si më poshtë (fig. F):1. Priteni grykën e shishes plastike dylitërshe dhe kthejeni përmbys brenda pjesës tjetër, që të shërbejë si hinkë. 2. Ngjitini bashkë të dyja pjesët në vendin ku takohen. 3. Duke përdorur vizoren dhe shënuesin, në anë të shishes, në të gjithë gjatësinë e saj ndërtoni një vijë të ndarë në centimetra.4. Në ditët me shi, vendoseni jashtë pluviometrin që ndërtuat. Pas shiut do të shikoni se sa ujë është mbledhur aty. Që shishja të mos bjerë gjatë matjes së sasisë së reshjeve në një mjedis të hapur, hidhni disa gurë ose rërë në fund të saj.5. Ndërtoni një tabelë, ku të shënoni sasinë e reshjeve të rëna gjatë një jave. EF

