Page 36 - Demo
P. 36
PUNË PRAKTIKE342.2Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x përdor dhe lexon harta të ndryshme sinoptike; x parashikon dinamikën e motit përmes krahasimit të hartave sinoptike;x përdor instrumentet që ka përgatitur vetë, për të matur elementet e motit;x vëzhgon dhe interpreton të dhënat e regjistruara prej këtyre instrumenteve; x ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore:harta të ndryshme sinoptike, teksti mësimor i Gjeografisë 7, rubrika e parashikimit të motit në stacione të ndryshme televizive, interneti. Mjetet e punës: harta të ndryshme sinoptike, të siguruara përmes internetit ose prej mësueses, teksti mësimor, laps/stilolaps, fletore/fletë formati A-4, tabak kartoni, lapsa me ngjyra/lapustila, instrumentet e matjeve të elementeve të motit, të përgatitura prej nxënësit/es (termometri, barometri, higrometri, pluviometri, anemometri dhe flugeri).Metodologjia që do të përdoret: Punë në grupe. Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike ͘ Lexoni hartën sinoptike të Evropës, të paraqitur në faqen pasuese (ose harta të tjera sinoptike, të siguruara nga interneti), duke përshkruar:x Vlerat e trysnisë atmosferike në kontinentin tonë, në momentin e matjes së tyre (duhet të keni parasysh që vlerat e trysnisë atmosferike ndryshojnë në varësi të temperaturës së ajrit). x Numrin e qendrave atmosferike me trysni më të lartë dhe të atyre me trysni më të ulët, llojin e masave ajrore dhe të fronteve atmosferike që janë formuar (shënim: kur një masë ajrore e ngrohtë lëviz drejt një mase ajrore të ftohtë, formon frontin e ngrohtë, dhe anasjelltas).x Drejtimin e erës (duke pasur parasysh që era lëviz nga një vend me trysni të lartë drejt një vendi me trysni të ulët);x Llojet e reshjeve që sjellin këto masa ajrore të paraqitura në hartë.͘ Nxirrni përfundimet mbi veçoritë që paraqet moti në këtë moment fotografimi në hartë, duke i shënuar ato në fletore/fletë formati A-4. Diskutoni me të tjerët mbi punën e përgatitur.TEMA: PARASHIKIMI I MOTIT PËRMES LEXIMIT TË HARTAVE SINOPTIKE DHE PËRDORIMIT TË INSTRUMENTEVE TË THJESHTA

