Page 38 - Demo
P. 38
36MësimiI.1 2.6 KLIMADiskutojmë Klima e vendit tonë ka tipare të ndryshme nga ajo e shumë vendeve të tjera, që ndodhen pranë apo larg nesh (kujtojmë se çfarë veçorish ka klima e Shqipërisë dhe e vendbanimit tonë). Si mendoni, cilët mund të jenë faktorët që ndikojnë në klimën e një vendi?Fjalë kyçeklimëgjerësi gjeografikeqarkullimi i masave ajrore relievÇ’është klimaMesatarja e të gjitha kushteve të motit të një vendi (e temperaturës, trysnisë atmosferike, lagështirës, ditëve me diell etj.) për një periudhë afatgjatë (mbi 30-vjeçare) quhet klimë. Ajo, në dallim nga moti, është më e qëndrueshme. Nëse elementet e motit në një vend të caktuar të globit mund të ndryshojnë në çdo kohë, klima atje ka pothuajse të njëjtat tipare për periudha të gjata kohore. Faktorët që ndikojnë mbi klimënVende të ndryshme në glob kanë tipare të ndryshme klimatike dhe kjo për shkak të disa faktorëve: gjerësia gjeografike, qarkullimi i masave ajrore, relievi, afërsia me sipërfaqet ujore, rrymat oqeanike e detare, bimësia dhe veprimtaria njerëzore.x Gjerësia gjeografike është një prej faktorëve që ndikon në ndryshimet klimatike të vendeve që gjenden në Ekuator, në tropik, në gjerësitë mesatare apo pranë poleve. Kështu, gjerësia gjeografike përcakton sasinë e rrezatimit diellor që marrin vendet, për rrjedhojë, ndikon në vlerat e temperaturave, të trysnisë atmosferike, të sasisë së reshjeve etj (fig. 13a, b, c). (Tiparet e klimës së vendeve që ndodhen në breza të ndryshëm të nxehtësisë do të trajtohen në vazhdim.) Ekuatori 00TokaSasia e rrezatimit është më e madhe, temperaturat janë të larta, avullimi i madh, sasia e reshjeve është e madhe, trysnia atmosferike, e ulët. Sasia e rrezatimit zvogëlohet me rritjen e gjerësisë gjeografike, temperaturatdhe sasia e reshjeve kanë vlera mesatare, trysnia atmosferike në tropikë është e lartë, ndërsa në gjerësitë mesatare, e ulët.Sasia e rrezatimit është më e vogël, temperaturat ulen në drejtim të poleve,reshjet bien kryesisht në formë bore, trysnia atmosferike në pole është e lartë.rrezati mid i e l l o rDrrezati mid i e l l o rEkuatori 00TokaSasia e rrezatimit është më e madhe, temperaturat janë të larta, avullimi i madh, sasia e reshjeve është e madhe, trysnia atmosferike, e ulët. Sasia e rrezatimit zvogëlohet me rritjen e gjerësisë gjeografike, temperaturatdhe sasia e reshjeve kanë vlera mesatare, trysnia atmosferike në tropikë është e lartë, ndërsa në gjerësitë mesatare, e ulët.Sasia e rrezatimit është më e vogël, temperaturat ulen në drejtim të poleve,reshjet bien kryesisht në formë bore, trysnia atmosferike në pole është e lartë.rr ezati mid i e l l o rDielliParaqitje skematike e ndikimit të gjerësisë gjeografike në klimë 13a)b)c)Bazuar në figurën 13, përshkruaj se si ndryshojnë elementet e klimës nga Ekuatori në pole.FjalorTrysni atmosferike - presioni/shtypja që ushtrojnë gazet e atmosferës mbi sipërfaqen e Tokës.Masë ajrore - grumbullime të mëdha të ajrit të një territori të caktuar që karakterizohet nga veçori të njëjta. Veçoritë e masave ajrore varen nga vendi ku formohen (si p.sh: deti, kontinenti, gjerësia gjeografike) si dhe nga elementet klimatike si temperatura, lagështia, trysnia atmosferike etj.

