Page 40 - Demo
P. 40
38MësimiI.1gjatë ditësnxehtënxehtëfreskëtfreskëtgjatë natësajri fryn nga toka në drejtim tëdetit (puhi tokësore)ajri fryn nga deti në drejtim tëtokës (puhi detare)2.7 KLIMA (VAZHDIM)Diskutojmë Në mësimin e mëparshëm, trajtuam disa prej faktorëve që ndikojnë mbi klimën e një vendi. Përveç tyre, mësuam që mbi klimë ndikojnë edhe rrymat oqeanike/detare, afërsia me sipërfaqet ujore, bimësia, veprimtaria njerëzore. Si mendoni, cili prej këtyre faktorëve ndikon më tepër në klimën e vendit tonë? Po në klimën e vendbanimit tuaj? Faktorë të tjerë që ndikojnë mbi klimënAfërsia me sipërfaqet ujore është një prej faktorëve me ndikim të drejtpërdrejtë në zbutjen e klimës. Vendet me dalje në det dhe pranë liqeneve kanë klimë më të butë se zonat tokësore, sepse mbi sipërfaqet e deteve dhe të liqeneve formohen e qarkullojnë masa ajrore të ngopura me lagështi.Rrymat oqeanike e detare (të ngrohta apo të ftohta) sjellin ndryshime në klimën e vendeve pranë të cilave kalojnë. Kështu, rrymat e ngrohta ndikojnë në rritjen e temperaturës dhe të lagështirës së ajrit, pra në zbutjen e klimës (p.sh. rryma e Golfstrimit për Evropën Perëndimore dhe Veriperëndimore), ndërsa rrymat e ftohta i ulin temperaturat dhe lagështirën e ajrit (p.sh. rryma e Labradorit për brigjet verilindore të Amerikës së Veriut).Bimësia, veçanërisht ajo pyjore, zbut diferencat e temperaturave dhe krijon mikroklima. Veprimtaria njerëzore është një prej faktorëve, që aktualisht e ka rritur ndjeshëm veprimin e saj mbi klimë. Ajo ndikon pozitivisht në zbutjen e klimës me rritjen e sipërfaqeve ujore e pyjore, por edhe negativisht kur shtohen sipërfaqet e asfaltuara, zvogëlohen hapësirat e gjelbra, si dhe gjatë çlirimit të gazeve të dëmshme e të pluhurave në atmosferë. Paraqitje skematike e lëvizjes së masave ajrore midis tokës dhe sipërfaqeve ujore16Fjalë kyçeafërsia me sipërfaqet ujore rrymat oqeanike e detare bimësia veprimtaria njerëzoreFjalorRrymë oqeanike - masa të mëdha ujore, që lëvizin në oqeane dhe dete për mijëra kilometra, nga një gjerësi gjeografike në tjetrën.

