Page 44 - Demo
P. 44
42MësimiI.1 2.9 ZONAT KLIMATIKEDiskutojmë Siç e dimë, rrezatimi diellor shpërndahet në mënyrë të pabarabartë mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo bën që në planetin tonë të formohen brezat (zonat) e nxehtësisë. Cilët janë ata? Sipas jush, çfarë klime kanë?Llojet e klimave sipas zonave të nxehtësisëSecila prej zonave të nxehtësisë ka veçoritë e veta klimatike. Kështu, duke shkuar nga Ekuatori në pole, dallojmë llojet e klimave të mëposhtme.Klima e zonës së nxehtë, e cila shtrihet midis Tropikut të Veriut dhe Tropikut të Jugut, përfshin klimën ekuatoriale dhe klimën tropikale. Vendet që ndodhen në të dyja anët e Ekuatorit (100 në veri dhe 70 në jug) kanë klimë ekuatoriale. Për shkak të sasisë së njëjtë të rrezatimit diellor që marrin gjatë gjithë vitit, ato kanë vetëm një stinë, e cila karakterizohet nga temperatura të larta deri në mesditë dhe reshje të shumta çdo pasdite. Duke u larguar nga Ekuatori drejt tropikëve, të gjitha vendet kanë klimë tropikale, në të cilën dallohen dy stinë. Pranë tropikëve, për shkak të temperaturave të larta, të masave ajrore të thata dhe mungesës së reshjeve, në Mjedis natyror me klimë brendësi të kontinenteve janë formuar sipërfaqe të mëdha shkretinore. ekuatoriale 20Mjedis natyror me klimë tropikale (në brendësi të kontinenteve)21Klima e zonave mesatare, të cilat shtrihen midis tropikëve dhe rrathëve polarë në të dyja hemisferat, përfshin: klimën mesatare oqeanike/detare, klimën mesatare kontinentale dhe klimën subtropikale (ku bën pjesë klima mesdhetare, që ka edhe vendi ynë). Në këtë zonë dallohen të katërta stinët e vitit. Vendet me klimë mesatare oqeanike/detare kanë verë të freskët dhe dimër të butë e të lagësht. Ato karakterizohen nga diferenca të vogla të temperaturave vjetore. Reshjet bien gjatë gjithë vitit. Fjalë kyçeklima e zonës së nxehtëklima e zonave mesatareklima e zonave të ftohtaBazuar në figurat 20 dhe 21, përshkruani mjediset që krijohen në kushtet e klimës ekuatoriale dhe asaj tropikale.

