Page 46 - Demo
P. 46
PUNË PRAKTIKE442.3Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x përdor dhe plotëson harta të ndryshme ku paraqiten zonat klimatike të botës;x ndërton dhe krahason grafikë klimatikë për zona të ndryshme;x interpreton ndryshimet e temperaturës dhe të reshjeve në grafikët që paraqesin klimën e zonave të ndryshme, duke i parë të lidhura me faktorët që ndikojnë; x ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale;x demonstron bashkëpunim gjatë punës në grup.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 90 minuta (dy orë mësimore); në klasë.Materialet burimore: harta klimatike e botës, teksti mësimor i Gjeografisë 7, enciklopedi, atlasi gjeografik, interneti. Mjetet e punës:harta klimatike e botës, teksti mësimor, laps/stilolaps, fletore/fletë formati A-4, lapsa me ngjyra/lapustila.Metodologjia që do të përdoret:punë individuale. Puna përgatitorePër realizimin e kësaj pune praktike, mbështetuni në të dhënat e tabelave 1, 2 dhe në hartën që paraqet zonat e nxehtësisë. Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike: x Ndërtoni grafikët me të dhënat e tabelave 1 dhe 2, që paraqesin vlerat mesatare të temperaturave dhe sasinë mesatare të reshjeve të çdo muaji, për vende që ndodhen në breza klimatikë të ndryshëm. Ndërtoni në të njëjtin grafik kurbat e vlerave të temperaturës dhe të reshjeve të një vendi në të gjithë muajt e vitit. Përsëriteni këtë për të gjitha vendet e treguara në tabelë.Temperaturat mesatare sipas muajve (në 00C) në disa stacione meteorologjikeVendet/muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor DhjetorDurrës (Shqipëri) 8 8.9 11 14.5 18 22 24.5 24.2 22 17.6 13.5 10Irkutks (Rusi) -26 -20 -13 1 8 15 20 15 6 -8 -30 -40Vostok (Antarktidë) -35 -45 -55 -63 -63 -69 -69 -72 -69 -59 -45 -34Londër (Angli) 5 5 6 9 13 16 18 17 15 11 6 5Xhakartë (ishulli Java) 26 26 26.4 26.8 27 30 26.4 26.6 27 27 27 26Grin-Harbor (Spitsbergen) -18 -19 -20 -15 -5 2 6 6 0 -7 -21 -15Mongalla (Sudan) 28 28 29 27.5 26.5 25.5 24 24.5 25 26 26 26.5TEMA: PËRCAKTIMI I DISA VEÇORIVE QË KANË KLIMAT SIPAS ZONAVE TË NXEHTËSISË. NDËRTIMI DHE INTERPRETIMI I GRAFIKËVE KLIMATIKË PËR VENDE TË NDRYSHME NË TO (2 ORË)Tabela 1

