Page 48 - Demo
P. 48
PROVO KOMPETENCAT46AT(PËRSËRITJA II - ATMOSFERA)1 E vërtetë apo e gabuar? V G- Mbështjellja ujore e Tokës quhet atmosferë.- Rrezatimi diellor është burimi i jetës në Tokë.- Grimcat e pluhurit në atmosferë janë elemente të gazta.- Ajri pranë sipërfaqes së Tokës ngrohet nga rrezatimi tokësor. - Kur moti është i kthjellët dhe pa re, sasia e rrezatimit diellor që vjen në Tokë është më e madhe.2 Përcakto:a) në grafikun 1, se sa për qind zë secili element në përbërjen e atmosferës dhe përshkruaj rolin e tij; b) në figurën 2, se cilat janë shtresat që përbëjnë atmosferën dhe përshkruaj veçoritë e tyre.3 Diskuto mbi pyetjet: a. Pse ka rëndësi prania e atmosferës?b. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e nxehtësisë në planet? c. Ku ndryshon rrezatimi diellor nga rrezatimi tokësor?d. Përse është i rëndësishëm rrezatimi diellor?e. Cilat janë pasojat që vijnë nga shpërndarja e pabarabartë e nxehtësisë?f. Pse ka rëndësi shqyrtimi i elementeve të motit dhe parashikimi i tij?g. Si ndryshojnë elementet e motit? h. Cilët janë faktorët që ndikojnë mbi klimën?i. Ku qëndron dallimi midis motit dhe klimës? j. Çfarë pasojash sjellin në jetën tonë dhe në planet ndryshimet klimatike?4 Argumento se ku ndryshon “efekti serrë” natyral i atmosferës së Tokës nga ajo që po ndodh gjatë këtij shekulli prej rritjes së veprimtarisë njerëzore. 5 Përcakto në hartën klimatike të botës (të ekspozuar në klasë), brezat e nxehtësisë dhe klimat e tyre. Përshkruaj veçoritë që kanë klimat që formohen në secilin prej këtyre brezave. 6 Lidh me shigjetë alternativat e duhura.1. Shtimi i gazeve serrë2. Klima3. Ngrohja e pabarabartë e Tokës 4. Motia) është gjendja e atmosferës në një çast të dhënë, në një vend të caktuar.b) krijon brezat e nxehtësisë.c) është mesatarja e vlerave të temperaturës, trysnisë atmosferike, lagështirës, ditëve me diell etj., për një periudhë afatgjatë.d) sjell ngrohjen globale.grafiku 1figura 2NËNTEMATIKA I1: PROCESET DHE DUKURITË NATYRORE NË TOKË

