Page 49 - Demo
P. 49


                                    47PROJEKT (ORA E PARË)Tema: Çështjet mjedisore të ujërave pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: x diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të kenë: lumi, liqeni, hapësira bregdetare, burimet ujore pranë vendbanimit të tij/saj;x hulumton mbi një çështje mjedisore që lidhet me ujërat në zonën e tij/saj dhe identifikon problemin;x përcakton faktorët e mundshëm që shkaktojnë problematikën mjedisore;x identifikon disa zgjidhje të mundshme;x vlerëson përfitimet dhe rreziqet e zgjidhjeve të mundshme;x ndan me grupin e punës idetë dhe përfundimet individuale; x u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor i Gjeografisë 7, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara një vit më parë për realizimin e projektit të Gjeografisë 6; vëzhgime të nxënësve në terren; biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin përkatës; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga interneti, institucione apo organizata mjedisore, media dhe shtypi. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, intervista, anketim, diskutim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara informacione nga shtypi i shkruar; kompjuter; video-projektor; tabelë prezantimi; shënues; fletëpalosje; postera; fotografi të ndryshme; skica/vizatime; makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Udhëzime për realizimin e projektit:x diskutohet mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të kenë: lumi, liqeni, hapësira bregdetare, burimet ujore pranë vendbanimit; paraqiten këto potenciale me anë të albumeve, fletëpalosjeve, eseve, materialeve të përgatitura me PowerPoint, apo edhe në formë maketi, videoje;x hulumtohet mbi një ose disa çështje mjedisore që lidhen me ujërat e zonës ku banon;x identifikohet problemi dhe paraqitet në klasë;x përcaktohen faktorët e mundshëm që kanë shkaktuar a vazhdojnë të shkaktojnë këtë problematikë mjedisore;x ofrohen zgjidhje për minimizimin e problemit; x vlerësohen përfitimet dhe rreziqet që vijnë prej zgjidhjeve të mundshme;x përgatiten fletëpalosje ose postera, në të cilat paraqitet problematika mjedisore, shkalla e ndërhyrjes së shtetit dhe komunitetit për përmirësimin e gjendjes, si dhe rrugët e zgjidhjes. Këto fletëpalosje mund të shërbejnë në veprimtari të ndryshme, të organizuara nga shkolla për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNxënësit/et:x ndahen në grupe, me nga katër anëtarë secili;x njihen me përmbajtjen e projektit, burimet e informacionit dhex me mënyrat si punohet me to dhe japin idetë e tyre;x marrin nga mësuesi/ja sugjerime mbi shpërndarjen e punës brenda grupit;x ndajnë rolet brenda grupit.ShënimNë përfundim të projektit (në orën e katërt të planifikuar) do të bëhet paraqitja e punës së kryer. Deri në fazën e paraqitjes, gjatë orës së dytë dhe të tretë të projektit nxënësit mund t’i referohen rubrikës “Udhëzime për realizimin e projektit”, të paraqitur më sipër.
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53