Page 50 - Demo
P. 50


                                    48MësimiI.12.10Ç’është hidrosfera?Mbështjellja ujore e planetit tonë quhet hidrosferë. 97% e saj është ujë i kripur dhe gjendet në dete dhe oqeane, ndërsa 3% është ujë i ëmbël dhe gjendet në liqene, lumenj, përrenj, ujëra nëntokësore, burime, si dhe në formën e borës e të akullnajave. Cikli i ujit në TokëNë planetin tonë, uji është gjithmonë në lëvizje, duke ndryshuar si rrjedhojë edhe gjendjet e tij (të lëngët, të gaztë dhe të ngurtë). Ai lëviz nga hidrosfera në atmosferë, litosferë dhe në biosferë, duke krijuar edhe lidhje midis këtyre mbështjelljeve. CIKLI I UJITDiskutojmë Në mësimin e parë të Gjeografisë 7 mësuam se në planetin tonë, uji është i pranishëm në të gjitha format e tij, për shkak të atmosferës dhe të distancës Tokë-Diell. Si mendoni, a mund të shterojë uji ndonjëherë? Jepni disa shembuj. Fjalë kyçe Fjalë hidrosferë cikli i ujitNë planetin tonë, uji është gjithmonë në lëvizje, duke ndryshuar si rrjedhojë edhegjendjet e tij (të lëngët, të gaztë dhetë ngurtë). Ai lëviz nga hidrosfera në atmosferë,litosferë dhe në biosferë, duke krijuar edhe lidhje midis këtyre mbështj j ell eve. në biosferë(avujt e ujit dhe uji te bota e gjallë)në atmosferë (avujt e ujit dhe kristalet e akullit)në litosferë(ujërat nëntokësore, bora dhe akujt në sipërfaqen e Tokës)Paraqitje skematike e pranisë sëujit në planetin tonë24 Ky qarkullim i vazhdueshëm i ujit njihet si cikli i ujit (fig. 25).1. Burimi i energjisë që i duhet ujit të kryejë ciklin e tij është Dielli. Prej rrezatimit diellor, uji i oqeaneve, deteve, liqeneve e lumenjve avullon dhe ngrihet në atmosferë (shigjeta me numër 1 te fig. 25). 2. Më pas, avujt e ujit ftohen dhe kondensohen, duke u kthyer në re (shigjeta me numër 2 te fig. 25). 3. Kur sasia e avujve të kondensuar është e madhe, piklat e ujit bashkohen dhe formojnë pika më të mëdha, të cilat bien si reshje mbi sipërfaqen e Tokës në hidrosferë(oqeanet/detet, lumenjtë, liqenet dhe burimet) Përshkruaj me fjalët e tua, format në të cilat gjendet uji në secilën prej mbështjelljeve gjeografike të planetit.
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54