Page 52 - Demo
P. 52


                                    50MësimiI.1 2.11Oqeanet dhe detetPlaneti ynë quhet ndryshe edhe “planeti blu”, sepse rreth 71% të sipërfaqes së tij e përbëjnë oqeanet, pjesë e të cilave janë detet. Sipërfaqja ujore është më e madhe në Hemisferën Jugore, ku shkon deri në 81%, krahasuar me Hemisferën Veriore, në të cilën oqeanet dhe detet zënë 61% të sipërfaqes. Thellësia mesatare e oqeaneve shkon në 3800 m. Veçoritë e ujit të oqeaneve dhe të deteveKripësiaNë të gjithë vëllimin e ujërave oqeanike dhe detare, 3.5% e përbëjnë kripërat e tretura, ndër të cilat, kripa e gjellës gjendet më me shumicë. Kripësia mesatare e oqeaneve është 35 gramë për një litër ujë. Ajo ndryshon sipas gjerësive gjeografike (harta në fig. 26). Në zonat tropikale dhe subtropikale, ku sasia e avullimit është më e madhe se sasia e reshjeve që bie, kripësia shkon deri në 37 g/l ujë. Në zonat ekuatoriale, ku sasia e reshjeve është e madhe, kripësia është e vogël, ndërsa në zonat polare, për shkak të shkrirjes së akujve dhe avullimit të pakët, shkalla e kripësisë është edhe më e ulët (deri në 32-33 g/l ujë). Kripësi më të vogël kanë edhe detet ose oqeanet ku derdhen lumenj të mëdhenj. VEÇORITË E UJIT TË DETEVE DHE TË OQEANEVEFjalë kyçe Fjalë kripësia e ujërave oqeanike/detare dendësia dhetemperatura e tyreDiskutojmë Plotësojmë në hartën-skicë të mëposhtme oqeanet e botës dhe përshkruajmë se midis cilave kontinente ndodhen. Siç e shohim, ato duken si një tërësi ujore që rrethon kontinentet. Si mendoni, a kanë të gjitha oqeanet të njëjtën kripësi, dendësi dhe temperaturë të ujit?are,ipaentulët (deri Në planetin tonë, uji i çdo oqeani dhe deti ka veçoritë e veta fizike dhe kimike, pra dallon nga kripësia, dendësia dhe temperatura. Ky ndryshim është i lidhur ngushtë me gjerësinë gjeografike ku ndodhen, si dhe me thellësinë, rrymat oqeanike/detare që kalojnë dhe lumenjtë që derdhen në to.
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56