Page 54 - Demo
P. 54
52MësimiI.1erakreshta e valësbaza e valësgjatësia e valësgjatësia e valësvalë të formuara nga eralëvizja e ujit, në formë rrethore2.12 Llojet e lëvizjeve të ujërave oqeanike/detareUjërat e oqeaneve dhe të deteve janë gjithmonë në lëvizje. Në sipërfaqe, lëvizjet janë në formën e valëve, ndërsa më në brendësi, në formën e rrymave detare ose oqeanike. Po kështu, çdo 24 orë uji i deteve dhe i oqeaneve përparon dhe tërhiqet nga toka në mënyrë periodike, në formën e baticës dhe të zbaticës. Të gjitha këto lëvizje të ujërave shkaktohen nga veprimi i disa faktorëve, të cilët do t’i trajtojmë në vazhdimësi. Pjesët përbërëse të valës dhe llojet e sajVala është një nga lëvizjet e dukshme të ujërave oqeanike ose detare. Shkaku më i zakonshëm i formimit të saj është era, që fryn mbi sipërfaqen e ujit. Në varësi të forcës së erës ndryshon edhe madhësia e valës që nga valëzimet e ulëta e deri tek ato më të larta (12 m lartësi). Pika më e lartë e një vale është kreshta, ndërsa pika më e ulët e saj është baza.Largësia vertikale ndërmjet kreshtës dhe bazës quhet lartësi e valës, kurse largësia horizontale nga njëra kreshtë në tjetrën ose nga njëra bazë në tjetrën, quhet gjatësie valës. Fjalë kyçe Fjalë valë detare cunam kreshtë bazë gjatësi e valës lartësi e valës tallazLËVIZJET E UJËRAVE OQEANIKE. VALËT DETAREDiskutojmë Gjatë pushimeve në bregdet, kemi vënë re se deti herë është i qetë e herë me dallgëzime, të vogla ose të mëdha. Në figurën e mëposhtme, deti paraqitet i dallgëzuar. Si mendoni, nga se formohen këto dallgëzime?Pjesët përbërëse të valës 28

