Page 56 - Demo
P. 56
54MësimiI.12.13Fjalë kyçe Fjalë baticë zbaticë Kuptimi i baticë-zbaticësLe të shohim pamjet (a) dhe (b) të figurës 30, që paraqesin të njëjtën pjesë të bregdetit. Në pamjen (a), që është fotografuar në mëngjes (në orën 6), deti ka përparuar drejt tokës. Ndërsa në pamjen (b), të fotografuar në mesditë, deti është tërhequr nga bregu.BATICAT DHE ZBATICATDiskutojmë Nëse jemi të vëmendshëm, në ditët e pushimeve mund të vëmë re që gjatë 24 orëve, niveli i ujit në bregun e detit ndryshon. Kjo mund të dallohet qartë, sidomos kur ndodhemi pranë ndonjë moli ose trampoline. Në mëngjes herët dhe pasdite, kolonat e molit e të trampolinës dallohen lehtësisht, ndërsa në mesditë uji mbulon një pjesë të madhe të tyre. Këtë ndryshim mund ta vëmë re edhe nëse kemi zgjedhur të qëndrojmë nën një çadër pranë bregut. Në mesditë, uji mund të na vijë deri te çadra. A e dini se pse ndodh ky ndryshim i nivelit të ujit në bregdet?Bazuar në këtë figurë: 1. Përshkruaj me fjalët e tua ndryshimin që vë re në nivelin e ujit në bregdet gjatë një dite. 2. Kujto dhe trego nëse e ke vënë re këtë ndryshim të nivelit të ujit në bregdet gjatë pushimeve.Batica (a) dhe zbatica (b) në bregdet 30Këto ngritje dhe ulje periodike të nivelit të detit gjatë një cikli ditor (24 orë e 30’) quhen përkatësisht batica dhe zbatica. Batica ndodh kur niveli i ujit ngrihet e deti përparon drejt tokës, ndërsa zbatica, kur niveli i ujit ulet dhe deti tërhiqet nga bregu. Gjatë një cikli ditor ndodhin dy batica dhe dy zbatica. Shkaqet e formimit të baticë-zbaticësSiç e dimë, baticë-zbatica është ndryshimi ciklik i nivelit të ujit në bregdet gjatë 24 orëve. Ajo formohet si rezultat i forcës tërheqëse të Hënës ndaj Tokës, forcës tërheqëse të Diellit ndaj Tokës dhe i forcës centrifugale të Tokës (ose kundërvepruese të Tokës ndaj forcës tërheqëse të Hënës).Baticat dhe zbaticat hënore janë dy herë më të mëdha se ato të shkaktuara nga forca tërheqëse e Diellit. Megjithëse Hëna ka përmasa shumë të vogla (krahasuar me Diellin), për shkak të afërsisë së saj me Tokën, forca tërheqëse që ushtron mbi të është tepër e ndjeshme. Disa prej baticave mund të jenë më të mëdha apo më të vogla se ato që ndodhin zakonisht. Baticat më të mëdha ndodhin kur qendrat e Diellit, Tokës dhe Hënës gjenden pothuajse në vijë të drejtë, pra gjatë Hënës a) b)

