Page 62 - Demo
P. 62


                                    60MësimiI.12.15Fjalë kyçe Fjalë lumenjtë fushorë lumenjtë malorë elementetpërbërëse të lumitLUMENJTË DHE ELEMENTET PËRBËRËSE TË TYRE Lumenjtë Ujërat sipërfaqësore që kanë rrjedhje të vazhdueshme nëpër një shtrat të krijuar prej tyre, quhen lumenj. Lumenjtë në botë janë të shumtë dhe kanë veçori të ndryshme nga njëri-tjetri. Këto veçori varen nga llojet e klimës e të relievit, nga përshkueshmëria e shtresave të tokës, nga prania ose jo e bimësisë, si dhe nga veprimtaria njerëzore. Sipas relievit nëpër të cilin kalojnë, lumenjtë janë: fushorë dhe malorë. Lumenjtë fushorë, për shkak të pjerrësisë shumë të vogël ose mungesës së pjerrësisë së relievit, kanë shpejtësi të vogël rrjedhëse, shtrat të gjerë dhe formojnë gjarpërime përgjatë rrugës së tyre. Lumenjtë malorë, për shkak të pjerrësisë së luginës që përshkojnë, kanë shpejtësi dhe forcë gërryese të madhe përgjatë rrjedhës së tyre. Si rrjedhojë, ata dallohen për shtretër të ngushtë e të thellë (deri në kanione), me pragje e ujëvara. Diskutojmë Dikush mund të banojë pranë një lumi, një tjetër e ka parë gjatë udhëtimeve, në emisione televizive apo filma; dikush mund të ketë pushuar pranë tij; një tjetër mund të ketë parë se nga buron apo ku derdhet një lumë. Gjithashtu, në harta kemi parë shtrirjen e lumenjve të ndryshëm. Bazuar në këto njohuri dhe me ndihmën e hartës fizike, përshkruajmë së bashku se çfarë është lumi dhe nga se përbëhet ai.Pamje nga një lumë malor (a) dhe nga një lumë fushor (b) 34a. b.Bazuar në figurën 34 (a dhe b), përshkruaj veçoritë e secilit prej lumenjve.  Elementet përbërëse të lumitLumi përbëhet nga një rrjet degësh ujore, ku secila prej tyre ndahet në degë më të vogla. Ky rrjet i gjerë degësh quhet sistem ujëmbledhës. Vendi ku fillon rrjedha e lumit quhet burim (i përhershëm), ndërsa pjesa ku derdhet, quhet grykëderdhje. Lumi mund të derdhet në një tjetër lumë, në liqen, në det ose në oqean. Sipërfaqja ku ujërat rrjedhëse bashkohen në një lumë kryesor, quhet pellg ujëmbledhës. Pellgjet ujëmbledhëse ndahen prej njëri-tjetrit nga pjesë të ngritura, të quajtura 
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66