Page 66 - Demo
P. 66
PUNË PRAKTIKE642.5Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x identifikon në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë llojet e lumenjve;x evidenton elementet përbërëse të disa prej lumenjve në këtë hartë;x përshkruan veçoritë që kanë këta lumenj (sipas llojeve përkatëse);x ndërton një maket që paraqet elementet e një lumi;x ndan me të tjerët përfundimet e arritura nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore:harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, teksti mësimor i Gjeografisë 7. Mjetet e punës: harta-skicë e lumenjve të Shqipërisë, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletore/fletë formati A-4, materiale të grumbulluara nga interneti mbi lumenjtë më të mëdhenj të vendit tonë.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe.Puna përgatitore Për realizimin e kësaj pune praktike mbështetuni në njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi elementet përbërëse të lumenjve, llojet e lumenjve dhe veprimtarinë e tyre në reliev. Mësuesi/ja orienton nxënësit/et që më parë, të hulumtojnë dhe të grumbullojnë informacione mbi veçoritë e lumenjve më të mëdhenj në Shqipëri.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktikex Veçoni/përzgjidhni në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë (të ekspozuar në klasë) disa prej lumenjve të vendit tonë, për t’i vëzhguar gjatë punës praktike. x Gjejini dhe emërtojini ata në hartën-skicë të tekstit. x Identifikoni përmes hartës se çfarë lloj lumenjsh janë dhe drejtimet që ndjekin.x Identifikoni, bazuar në vëzhgimet në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë, elementet përbërëse të lumenjve që përzgjodhët dhe vendosini emërtimin përkatës secilit prej tyre në hartën-skicë të tekstit. Plotësoni degë të lumit që nuk janë paraqitur aty. x Bazuar në vëzhgimet mbi hartën fiziko-gjeografike, përshkruani shkurtimisht në fletore/fletë formati A-4, veçoritë që kanë këta lumenj (sipas llojit përkatës);x Përshkruani se në cilën pjesë të lumit mbizotërojnë: erozioni, transportimi dhe depozitimi.x Ndërtoni një maket (me plastelinë, dru, guralecë etj.) që paraqet elementet e një lumi; x Diskutoni me njëri-tjetrin mbi përfundimet e arritura nga vëzhgimet dhe punët individuale.TEMA: ELEMENTET PËRBËRËSE TË LUMIT DHE LLOJET E LUMENJVE

