Page 69 - Demo
P. 69


                                    67Mjetet e punës: harta fiziko-gjeografike e botës, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletore/fletë formati A-4.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe. Puna përgatitore Për realizimin e kësaj pune praktike, mbështetuni në dijet e marra nga teksti mësimor mbi llojet e lumenjve. Mësuesi/ja orienton nxënësit si të hulumtojnë dhe të grumbullojnë informacione mbi veçoritë e lumenjve më të mëdhenj në botë.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:x Veçoni/përzgjidhni në hartën fiziko-gjeografike të botës lumenjtë më të mëdhenj, për t’i vëzhguar gjatë punës praktike. x Emërtojini ata në hartën-skicë të botës.x Emërtoni oqeanet dhe detet ku këta lumenj derdhen.x Identifikoni në hartën-skicë të botës, drejtimet kryesore të shtrirjes së lumenjve që përzgjodhët (në cilat zona burojnë dhe ku derdhen). Vëzhgoni me kujdes në hartën fiziko-gjeografike të botës, gjerësitë gjeografike dhe tiparet e relievit në zonat ku burojnë, kalojnë dhe derdhen lumenjtë. Analizoni nëse këta faktorë ndikojnë në madhësinë e tyre. x Krahasoni format e grykëderdhjeve. x Hulumtoni dhe grumbulloni informacione mbi lumenjtë dhe përshkruani veçoritë kryesore të tyre.x Ndani me njëri-tjetrin përfundimet e arritura nga vëzhgimet individuale.Përshkruani veçoritë e lumenjve që keni përzgjedhur
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73