Page 70 - Demo
P. 70
68MësimiI.12.17Fjalë kyçe Fjalë liqene natyrore (tektonike, vullkanike,akullnajore, karstike, bregdetare) liqene artificialeLIQENET DHE LLOJET E TYRE Diskutojmë Vendi ynë ka dalje të gjerë në det, si dhe liqene mjaft të thella, me sipërfaqe të mëdha. Kështu, kushdo prej nesh mund të pushojë në bregdet apo pranë një liqeni. Ashtu si detet, edhe liqenet e zbutin klimën dhe na ofrojnë peshk shumë të mirë. Kur jemi pranë një liqeni, natyrshëm mund të na lindë pyetja: Si është formuar ai? Çfarë janë liqenet?Liqene quhen masa ujore që zënë për një kohë të gjatë gropa të mbyllura dhe që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detin (fig. 39/a). Ato formohen kur ardhja e ujit është më e madhe sesa sasia që largohet. Liqenet mund të furnizohen prej: reshjeve, ujërave rrjedhëse, burimeve nëntokësore, ujërave të përftuara nga shkrirja e borës dhe e akujve etj. Liqenet mund të jenë me rrjedhje, kur e derdhin ujin e tyre në det (prej tyre buron ndonjë lumë/përrua), ose pa rrjedhje, kur uji i tyre nuk shkarkohet në det (prej tyre nuk buron ndonjë lumë/përrua). Kur sasia e ujit që hyn në liqen është më e vogël se ajo që del prej tij, liqeni mund të kthehet në një kënetë (fig. 39/b). Llojet e liqeneve sipas origjinësLiqenet ndryshojnë nga njëri-tjetri në bazë të mënyrës së formimit të tyre. Për këtë arsye, ato ndahen në liqene natyrore dhe liqene artificiale. Sipas origjinës së formimit, liqenet natyrore janë: tektonike, vullkanike, akullnajore, karstike dhe bregdetare (lagunore).Liqenet tektonike formohen nga mbushja me ujë e gropave (fundosjeve) tektonike. Ato janë të thella dhe me shpate pothuajse të drejta. Liqeni më i thellë tektonik në botë është liqeni Bajkal, që gjendet në jug të Siberisë (Rusi), ndërsa në vendin tonë është liqeni i Ohrit.Liqenet vullkanike formohen nga mbushja me ujë e kratereve të vullkaneve të shuara dhe dallohen për formën e tyre rrethore. Toba në Indonezi (në ishullin Sumatra) është liqeni më i madh vullkanik në botë.Liqenet akullnajore formohen nga uji i përftuar prej shkrirjes së akujve në një gropë akullnajore. Ato kanë formë jo shumë të rregullt dhe të përzgjatur, të krijuar nga pesha dhe veprimi gërryes i akullnajës. Në vendin tonë, në lartësinë 1500 m ka shumë të tilla, nga të cilat mund të veçojmë liqenet e Lurës.Pamje nga liqeni vullkanik Banlung, në Kamboxhia 40Fjalorkënetë - tokë e lagësht, me ujë të ëmbël ose të kripur, ku rriten bimë barishtore dhe kallamishte.Pamje nga liqeni i Ohrit (tektonik) 41Paraqitje skematike e një liqeni dhe e një sektori të tij 39 që ka filluar të kënetëzohet.zonë e ndriçuarzonë e pandriçuara.b.

