Page 72 - Demo
P. 72
PUNË PRAKTIKE702.7Rezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x identifikon në hartë liqenet e Shqipërisë dhe i klasifikon ato sipas origjinës së formimit;x përshkruan veçoritë e secilit prej tyre (sipas llojit);x evidenton rëndësinë e liqeneve;x diskuton me të tjerët përfundimet e arritura nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, teksti mësimor i Gjeografisë 7, informacione mbi liqenet e vendit tonë, të grumbulluara nga interneti.Mjetet e punës: harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, laps/stilolaps, fletore/fletë formati A-4.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe. Puna përgatitore Për realizimin e kësaj pune praktike mbështetuni në njohuritë e përftuara nga teksti mësimor mbi liqenet. Mësuesi/ja orienton nxënësit/et si të hulumtojnë dhe të grumbullojnë informacione mbi llojet e liqeneve, veçoritë dhe rëndësinë e tyre.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:x Gjeni liqenet në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë (të ekspozuar në klasë). x Qarkojini dhe ngjyrosini ato në hartën-skicë të Shqipërisë.x Klasifikojini liqenet sipas origjinës së formimit (vendosi në tabelën e mëposhtme). x Bazuar në informacionet e grumbulluara nga interneti mbi llojet e liqeneve dhe nga vëzhgimet në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë, përshkruani shkurtimisht veçoritë e tyre (në tabelën e mëposhtme). x Ndani me njëri-tjetrin përfundimet e arritura nga vëzhgimet dhe punët individuale.TEMA: LIQENET NË SHQIPËRIKlasifikimi i liqeneve sipas origjinës Veçoritë e secilit prej tyre

