Page 76 - Demo
P. 76


                                    PUNË PRAKTIKE742.8Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:x vëzhgon në zonën ku banon për praninë e burimeve (nëse nuk ka të tilla, ai/ajo mund të kërkojë informacione mbi burime të ndryshme të vendit tonë);x hulumton dhe grumbullon informacione mbi veçoritë e këtyre burimeve;x përgatit dhe paraqet fletëpalosje ose albume, që nxjerrin në pah veçoritë e këtyre burimeve dhe rëndësinë e përdorimit të tyre.x ndan me të tjerët përfundimet e arritura nga vëzhgimet individuale;x tregon frymë bashkëpunimi në grup.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore:harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, teksti mësimor i Gjeografisë 7, materiale të grumbulluara nga interneti mbi burimet në vendin tonë dhe veçanërisht në zonën ku nxënësi/ja banon; materiale të siguruara nga pushteti vendor, informacione nga më të rriturit. Mjetet e punës: harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, laps/stilolaps, lapsa me ngjyra/lapustila, fletë formati A-4, fletëpalosje, foto, laptop, videoprojektor, ujë të ambalazhuar.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe. Puna përgatitore Për realizimin e kësaj pune praktike, mbështetuni në dijet e marra nga teksti mësimor mbi burimet. Mësuesi/ja orienton nxënësit/et si të hulumtojnë dhe të grumbullojnë informacione mbi burimet në/pranë vendbanimeve të tyre (kërkesë e shtruar edhe te “Radha jote” në mësimin 2.18).Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:x Vëzhgoni në zonën ku banoni për praninë e burimeve (nëse nuk ka të tilla, mund të kërkoni informacione mbi burime të ndryshme të vendit tonë).x Identifikojini ato në hartën e Shqipërisë.x Hulumtoni dhe grumbulloni informacione mbi veçoritë e këtyre burimeve.x Diskutoni për llojet e burimeve, veçoritë që kanë dhe përdorimin e tyre.x Përgatitni dhe paraqitni fletëpalosje ose albume, që nxjerrin në pah veçoritë e këtyre burimeve, rëndësinë e përdorimit si edhe vlerat e tyre. Këto mund t’i paraqitni edhe në formën e një përmbledhjeje nëpërmjet programit PowerPoint. x Ndani me njëri-tjetrin përfundimet e arritura nga vëzhgimet individuale.TEMA: BURIMET PRANË VENDBANIMIT TIM DHE RËNDËSIA E TYRE
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80