Page 80 - Demo
P. 80
PROVO KOMPETENCAT78CAT(PËRSËRITJA III - HIDROSFERA )5 Vendos në figurën 4, elementet përbërëse të lumit dhe evidento se çfarë veprimtarie kryen ai që prej burimit të tij e deri në derdhje.6 Bazuar në figurën 5: a) përcakto pjesët përbërëse të akullnajës; b) përshkruaj veprimtarinë e akullnajës gjatë rrugës që ajo përshkon.7 Diskuto mbi pyetjet e mëposhtme. a. Pse qarkullon uji në natyrë?b. Çfarë veçorish kanë ujërat e oqeaneve/deteve?c. Pse formohen valët?d. Ç’janë baticat dhe zbaticat dhe pse formohen ato?e. Ç’janë rrymat oqeanike dhe si formohen ato? Pse e ndryshojnë drejtimin gjatë rrugëtimit të tyre?f. Si ndahen liqenet sipas origjinës?g. Çfarë janë burimet dhe sa lloje janë ato?h. Si formohet akullnaja?8 Lidh me shigjetë alternativat e duhura. a) formohet nga uji i përftuar prej shkrirjes së akujve në një gropë akullnajore.b) është e errët dhe e ftohtë, sepse aty nuk mbërrin rrezatimi diellor.c) formohet kur bora e sezonit bie mbi borën e pashkrirë të sezonit të kaluar.d) formohet kur temperatura e tij është më e ulët se temperatura e ajrit.1. Bora e përhershme 2. Burimi i ftohtë3. Liqeni akullnajor4. Shtresa ujore e fundit të oqeanit 4 5

