Page 82 - Demo
P. 82


                                    80MësimiI.12.20Fjalë kyçe Fjalë korja (kontinentale, oqeanike) manteli bërthama litosfera astenosferaDiskutojmë Dimë që Toka, si pjesë e grupit të planetëve të brendshëm, është një trup shkëmbor që përbëhet prej elementeve të rënda (alumin, silic, nikel, hekur, krom etj). Në sipërfaqe, ne e shohim atë si një trup të ngurtë. Bazuar në informacionet dhe përfytyrimet tuaja, si mendoni, është ajo njësoj e ngurtë deri në qendrën e saj? NDËRTIMI I BRENDSHËM I TOKËS  Njohuritë mbi ndërtimin e brendshëm të TokësNjohuritë tona mbi strukturën e brendshme të Tokës bazohen kryesisht në të dhëna jo të drejtpërdrejta, sepse njeriu, deri më sot ka arritur të gërmojë jo më shumë se 12-15 km në thellësi të saj. Për ta njohur Tokën deri në brendësi të saj, na vijnë në ndihmë shpërthimet vullkanike dhe valët sizmike, të cilat në momentet kur ndodhin tërmetet, shpërndahen në drejtime dhe mënyra të ndryshme, në varësi të përbërjes së lëndës ku kalojnë (fig. 48). Epiqendra e tërmetitE LEGJENDA P-valë sizmike gjatësore S-valë sizmike tërthore1050 105014001400valët P valët Svalët PKëtu, stacioni sizmik regjistron të dyja llojet e valëve. Këtu, stacioni sizmik nuk regjistron asnjë valë. Këtu, stacioni sizmik regjistron vetëm valët gjatësore. Nga sipërfaqja në drejtim të qendrës së Tokës, lënda që e përbën atë është e shtresëzuar. Këto shtresa ndryshojnë nga njëra-tjetra si prej dendësisë, ashtu edhe prej vetive të tjera fizike e kimike të tyre. Nisur nga sipërfaqja në drejtim të qendrës së saj, Toka përbëhet nga tri shtresa: Korja, Manteli dhe Bërthama. Ndërtimi i brendshëm i Tokës Shtresa e parë, në të cilën ndodhet edhe bota e gjallë, është korja e Tokës. Ajo përbën vetëm 2% të vëllimit të përgjithshëm të këtij planeti dhe është e formuar nga shkëmbinj me përbërje të ndryshme, ku mbizotërojnë elemente të tilla si, silici dhe alumini. Kjo shtresë gjendet në formën e kores kontinentale dhe kores oqeanike. Trashësia e kores kontinentale ndryshon nga 30 km deri në 70 km, ndërsa ajo e kores oqeanike shkon 5 deri në 8 km. 48 Paraqitje skematike e përhapjes së valëve sizmike në shtresat e brendshme të TokësFjalorstacion sizmik - stacion që regjistron valët e tërmeteve me anë të sizmografëve.
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86