Page 84 - Demo
P. 84
82MësimiI.1Formohen sedimente.Formohen shkëmbinj sedimentarë.Formohen shkëmbinj metamorfikë.Formohen shkëmbinj magmatikë.magmaeroziondepozitim dhe ngjeshjeerozionvepr mi tarivullkanikeerozionshkrinshkrinshkrin në thellësitemperaturë dhe trysni e lartë (në thellësi të Tokës)temperaturë dhetrysni e lartëllava2.21Fjalë kyçe Fjalë shkëmbinjtë (sedimentarë, magmatikë, metamorfikë) sedimentarë copëzorë sedimentarë kimikë sedimentarë organogjenëDiskutojmë Mësuam që çdo shtresë e Tokës është e përbërë nga shkëmbinj të ndryshëm. Në sipërfaqen e saj arrijmë të shohim vetëm disa prej tyre (kryesisht në zonat ku vepron erozioni, ku mungon bimësia apo ka çarje të relievit), pasi pjesa më e madhe e shkëmbinjve është e mbuluar nga dherat, bimësia, ujërat apo ndërtimet. Figurat e mëposhtme paraqesin dy mjedise shkëmbore. Përshkruajmë përmbajtjen e secilit prej tyre dhe sjellim shembuj të ngjashëm nga mjedise shkëmbore që njohim apo shohim rreth nesh. Si janë ndërtuar ato? LLOJET E SHKËMBINJVE DHE SHKËMBINJTË SEDIMENTARË Llojet e shkëmbinjve në TokëShkëmbinj quhen bashkime minerale (shumë rrallë të vetëm një minerali), që janë formuar si rezultat i proceseve të ndryshme gjeologjike. Ata janë krijuar si rezultat i proceseve të formimit dhe të zhvillimit të kores së Tokës (oqeanike dhe kontinentale), por edhe të shtresave më në thellësi. Shkëmbinjtë më të vjetër në sipërfaqen e Tokës (prej rreth 4 miliardë vjetësh) janë gjetur në Australi dhe në Groenlandë, ndërsa në Shqipëri, më të vjetrit datojnë 450–500 milionë vite më parë. Në botë njihen rreth 1000 lloje shkëmbinjsh, të cilët sipas mënyrës së formimit ndahen në tri grupe të mëdha: sedimentarë, metamorfikë dhe magmatikë (fig. 50).Paraqitje skematike e ciklit të shkëmbinjve 50Fjalorkonglomerat – trup i ngurtë, i përbërë nga copëza me madhësi të ndryshme, të ngjeshura midis tyre.

