Page 86 - Demo
P. 86


                                    84MësimiI.12.22 SHKËMBINJTË MAGMATIKË Fjalë kyçe Fjalë magmë llavë magmatikë intruzivë magmatikë efuzivë ultrabazikë bazikë  mesatarë  acidëDiskutojmë Kujtojmë se çfarë ndodh në mantelin e Tokës, ku mendohet që ka vatrën pjesa më e madhe e vullkaneve. Bazuar në njohuritë që keni mbi vullkanet, a mendoni se nga shpërthimi dhe ftohja e tyre ndodhin ndryshime në sipërfaqen e Tokës? Kuptimi mbi magmën Për të njohur shkëmbinjtë magmatikë, duhet të kuptojmë fillimisht se ç’është magma. Magma është një përbërje e shkrirë, e formuar kryesisht në mantelin e Tokës, e cila përmban minerale të ndryshme dhe gaze të tretura. Ajo formohet si rezultat i temperaturave dhe i trysnisë së lartë që ushtrohet mbi shkëmbinjtë që ndodhen në pjesën e poshtme të kores dhe mbi ata të mantelit. Për shkak të gjendjes së saj të shkrirë dhe të dendësisë më të vogël se shkëmbinjtë e ngurtë të litosferës, magma ngjitet në pjesët e sipërme të shtresave tokësore. Kur arrin të dalë në sipërfaqe dhe lëshon në atmosferë gazet e saj, magma quhet llavë. copëz shkëmbore magmatike bazike (bazalt)copëz shkëmbore magmatike acide(granit)magmaNga ngurtësimi i magmës nëbrendësi të Tokës formohen shkëmbinjmagmatikë intruzivë.Nga ftohja dhe ngurtësimi i llavës formohen shkëmbinj magmatikë efuzivë.llavaParaqitje skematike e formimit të shkëmbinjve magmatikë53 Shkëmbinjtë magmatikëFtohja dhe më pas ngurtësimi i magmës çojnë në formimin e shkëmbinjve magmatikë (fig. 53). Nëse ngurtësimi i magmës ndodh në brendësi të Tokës, shkëmbinjtë e formuar quhen magmatikë intruzivë (të brendshëm), ndërsa kur ngurtësimi i saj ndodh në sipërfaqen e Tokës, shkëmbinjtë quhen magmatikë efuzivë (të jashtëm).Në bazë të përqindjes së sasisë së dyoksidit të silicit që përmbajnë, shkëmbinjtë magmatikë ndahen në shkëmbinj ultrabazikë, bazikë, mesatarë dhe acidë.Shkëmbinjtë acidë janë më rezistentë se ata ultrabazikë. 
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90