Page 88 - Demo
P. 88
86MësimiI.12.23 SHKËMBINJTË METAMORFIKËFjalë kyçe Fjalë metamorfikë kontakti metamorfikë rajonalëDiskutojmë Mermeri është një material që përdoret shpesh për ndërtimin apo zbukurimin e objekteve të ndryshme, p.sh.: statuja, shkallë banesash, parmakë dritaresh, fasada ndërtesash etj. Në të gjitha këto raste është përdorur mermeri i përpunuar (pllaka ose copa të mëdha mermeri). Si mendoni, në ç’forma dhe madhësi gjendet ai në natyrë? Pamje nga një shkëmb metamorfikParaqitje skematike e formimit të një shkëmbi metamorfik55Formimi i shkëmbinjve metamorfikëShkëmbinjtë metamorfikë formohen si rezultat i transformimit (metamorfozës) që pësojnë shkëmbinjtë sedimentarë dhe magmatikë për shkak të temperaturës dhe të trysnisë së lartë nën sipërfaqen e Tokës.Shkëmbinjtë metamorfikë në planetin tonë zënë një hapësirë të konsiderueshme dhe gjenden kryesisht nën thellësitë 5 km. Në Shqipëri, përhapja e tyre është më e kufizuar. Ndër ta dallohen shkëmbinjtë mermerë, që gjenden kryesisht në Peshkopi e Shkodër, si dhe kuarcitetet në Tropojë. Procesi i transformimit të shkëmbinjve magmatikë apo sedimentarë në metamorfikë ndodh pranë zonave vullkanike dhe në vendet ku mund të ketë fundosje të shtresave shkëmbore prej lëvizjes së pllakave të kores tokësore. I gjithë ky proces zhvillohet në brendësi të tyre, ku temperatura dhe trysnia e lartë shkaktojnë ndryshime në strukturën dhe përbërjen kimike të mineraleve që përmbajnë shkëmbinjtë.Fjalormetamorfik - termi vjen nga metamorphous(prej greqishtes), që do të thotë transformim.56Zonë nën koren tokësore, në temperatura shumë të larta.Trysnia e lartë që ushtrojnë shtresat e Tokës mbi njëra-tjetrën. shkëmb metamorfik

