Page 90 - Demo
P. 90
88MësimiI.12.24 RËNDËSIA E SHKËMBINJVE DHE E MINERALEVEFjalë kyçe Fjalë minerale (të ngurta, të lëngëta, të gazta) minerale (metalore dhe jometalore)Diskutojmë Dimë që nëntoka shqiptare është e pasur me minerale. Renditim disa prej tyre dhe përshkruajmë ku ndodhen e përse përdoren. MineraletShkëmbinjtë përbëhen nga minerale të ndryshme. Mineralet janë përbërje lëndore, të cilat janë formuar nga procese fizike e kimike që zhvillohen në koren e Tokës. Secili prej tyre ka një strukturë të caktuar, që e dallon nga të tjerët. Mineralet mund të jenë në gjendje të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë. Në gjendje të ngurtë janë mineralet metalore (si kromi, bakri, hekuri, alumini etj.) dhe jometalore(si mermeri, kaolina etj). Në gjendje të lëngët është nafta, ndërsa në gjendje të gaztë është gazi natyror. Rëndësia e shkëmbinjve dhe e mineralevePrania e shkëmbinjve në planetin tonë ka rëndësi të madhe, sepse ata janë materialet bazë që përbëjnë mbështjellën e ngurtë tokësore dhe përmbajnë të gjitha llojet e mineraleve. Vetë emërtimi i epokave të zhvillimit të njerëzimit si: epoka e gurit, e bakrit, e bronzit dhe e hekurit, na tregon se sa të rëndësishme ishin mineralet për njeriun. Ndër shkëmbinjtë, ata magmatikë mund të quhen edhe si “shtëpia” e mineraleve metalore, sidomos e bakrit, kromit, hekur-nikelit etj. Nga përpunimi i këtyre Përdorimet e shkëmbinjve dhe i mineraleve në jetën tonë 58Xhami përbëhet nga silici e kuarci (gjen kudo përdorim).Nafta përdoret si lëndë djegëse ose për prodhimin e benzinës, vajgurit, parafinës etj. (prodhohet nga fosilet).Guri metamorfik (rrasa) përdoret për ndërtimin e çative.Mermeri është shkëmb metamorfik dhe përdoret gjerësisht për qëllime dekorative.Silici përdoret për prodhimin e pjesëve elektronike, p.sh. çipet kompjuterike (gjendet në shkëmbinjtë magmatikë).Bakri përdoret për prodhimin e telave elektrikë dhe të tubave të ujit. a.b.Guri gëlqeror (a) dhe bazalti (b) përdoren për ndërtimin e rrugëve dhe për themelet e ndërtesave.Hekuri përdoret për tuba çeliku, për objekte shtëpiake dhe në ndërtim.Qymyrguri është një lloj fosili, që përdoret si lëndë djegëse.Tulla të llojeve të ndryshme, që janë prodhuar prej shkëmbinjve sedimentarë (argjilë, gëlqeror etj.).

