Page 92 - Demo
P. 92
90MësimiI.12.25Fjalë kyçe Fjalëdheratshkëmbinj mëmëfaktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e dheraveprofili i dherave Kuptimi mbi dheratDherat janë një trup natyror i formuar prej grumbullimit të materialeve të shpërbëranga shkatërrimi i shkëmbinjve, prej ajrit, ujit në formë tretësirash të pasura me kripëra, copëzave të fosileve organike dhe organizmave të gjallë (shumë të vegjël e mikroskopikë, si: insektet, krimbat, bakteret).Dherat gjenden në pjesën e sipërme të kores së Tokës dhe janë të pasura me lëndë organike. Shkëmbinjtë mbi të cilët formohen dherat, i quajmë shkëmbinj mëmë (fig. 60). Për formimin e dherave nevojiten periudha të gjata kohore, sepse procesi i shkatërrimit të shkëmbinjve është shumë i ngadaltë. Në shpërbërjen e tyre ndikon edhe veprimtaria e kafshëve, bimëve dhe gjallesave shumë të vogla. Mendohet se formimi i një centimetri dhé (tokë) kërkon nga 100 deri në 1000 vjet.Faktorët që ndikojnë në formimin e dherave Dherat ndryshojnë ndërmjet tyre, për shkak të veçorive që kanë (trashësi, ngjyrë, përbërje minerale, dendësi, etj.). Kjo, pasi formimi i dherave varet nga disa faktorë: • Lloji i shkëmbinjve. Në varësi të llojit të shkëmbinjve, pra të fortësisë dhe të përbërjes së tyre, përcaktohen edhe veçoritë e dherave që formohen. Për shembull, shkëmbinjtë më të butë, të cilët gërryhen e shpërbëhen më shpejt, formojnë toka me trashësi (thellësi) më të madhe.DHERAT (TOKAT)Shtresa A, që është dhe shtresa më e sipërme, i nënshtrohet veprimit të elementeve klimatike. Ajo ka një ngjyrë më të errët nga shtresat e tjera, për shkak të humusit të saj, i cili krijohet kryesisht nga mbetjet e bimëve dhe të kafshëve. Këtu gjenden të përziera edhe lëndë minerale. Farat e bimëve të ndryshme mbijnë kryesisht në këtë shtresë.Shtresa B, e cila ka ngjyrë më të çelët sepse përmban sasi të vogla humusi, është e pasur me lëndë minerale që vijnë nga shtresa e sipërme (prej ujërave) dhe përshkohet lehtësisht nga uji.Shtresa C ka një strukturë copëzore dhe nuk përmban humus. Nën këtë shtresë ndodhet shkëmbi mëmë, i pashpërbërë.Profili i dherave (tokave) 60ABCDiskutojmë Në figurë është paraqitur prerja tërthore e një lloj toke. Përshkruajmë se çfarë veçorish (trashësi, ngjyrë, dendësi, përmasa të copave që e përbëjnë) dallojmë nga sipërfaqja e saj deri në thellësi. këDsnevllProfili i dherave Po ta gërmojmë dheun deri në një thellësi të caktuar, do vërejmë disa shtresa (ose horizonte), të cilat ndryshojnë ndërmjet tyre nga përbërja minerale dhe organike, por edhe nga vetitë fizike. ABC

