Page 93 - Demo
P. 93
91*MHRJUDÀDGKHNsUNLPLJMHRJUDÀNRadha jote1 WģƌŬƵĮnjŽŵĞłĂůģƚĞƚƵĂƐĞĕĨĂƌģũĂŶģĚŚĞƌĂƚ͘2 WƐĞĚƵŚĞƚƚ͛ŝƉģƌĚŽƌŝŵŵĞŬƵũĚĞƐĚŚĞƌĂƚ;ƚŽŬĂƚͿ͍ƌŐƵŵĞŶƚŽƉģƌŐũŝŐũĞŶ͘3 ffiǀŝĚĞŶƚŽĨĂŬƚŽƌģƚƋģŶĚŝŬŽũŶģŶģĨŽƌŵŝŵŝŶĞĚŚĞƌĂǀĞ͘4 WģƌƐŚŬƌƵĂũůůŽũĞƚĞĚŚĞƌĂǀĞƋģŐũĞŶĚĞŶŶģnjŽŶģŶŬƵďĂŶŽŶ͘^ŝůůƐŚĞŵďƵũƋģƚƌĞŐŽũŶģŵģŶLJƌģŶĞƉģƌĚŽƌŝŵŝƚƚģƚŽŬĂǀĞŶŐĂďĂŶŽƌģƚŶģǀĞŶĚďĂŶŝŵŝŶƚģŶĚ͘ŝƐŬƵƚŽŵĞƐŚŽŬģƚƌƌĞƚŚƋģŶĚƌŝŵŝƚƚģŶĚĚŚĞnjŐũŝĚŚũĞƐƋģŽĨƌŽŶ͘• Klima. Temperatura dhe lagështia janë elementet klimatike kryesore që ndikojnë në formimin e dherave. Për shembull, proceset fizike, kimike dhe biologjike që zhvillohen në shkëmbinj, përshpejtohen nga temperaturat e larta dhe lagështia e bollshme. Kështu, në zonat e ngrohta, ku temperaturat e larta dhe reshjet e shumta përshpejtojnë gërryerjen e shkëmbinjve, tokat kanë trashësi më të madhe se në zonat e ftohta.AAABBBCCCNë varësi të zonave klimatike dhetë lartësisë në reliev, ndryshon edhe përqindja e humusit nëtoka. Sasi më të madhe të humusit përmbajnë tokat e vendeve meklimë të lagësht dhe ato me sipërfaqe të sheshtë.• Relievi. Tokat me trashësi më të madhe gjenden kryesisht në terrenet e sheshta (sepse aty, materiali qëndron i grumbulluar ), ndërsa ato me trashësi më të vogël ndodhen në shpatet shkëmbore (ku erozioni vepron më shpejt).• Bota e gjallë. Materiali organik ose humusi i dherave, formohet nga dekompozimi i organizmave bimorë dhe shtazorë. Edhe pse përqindja e tij në dhera është shumë e vogël, krahasuar me lëndët joorganike (materiali shkëmbor), humusi ka rëndësi të madhe, pasi përcakton se sa pjellore janë tokat. • Veprimtaria e njeriut. Gjatë përdorimit të dherave, njeriu ndikon si pozitivisht, ashtu edhe negativisht në cilësinë dhe trashësinë e tyre. Meqenëse formimi i dherave është një proces i gjatë dhe tepër i ngadaltë, njeriu duhet të kujdeset për mbrojtjen e tyre (sidomos të tokave bujqësore) nga erozioni, ndërtimet pa leje, përdorimi pa kriter i plehrave kimike etj.Bazuar në figurën 61, krahaso llojet e dherave të gjerësive të ndryshme gjeografike, të paraqitura në figurë, duke dalluar veçoritë e tyre.Profili i dherave që formohen në kushtet e klimës mesatare.Tokë e filtruar dhe e pastër, me përmbajtje humusi, kuarci dhe balte.Humus i hollë Tokë e kulluar Sasi të pakta të oksidit të aluminit dhe hekur të tretshëm.Sasi të mëdha të oksidit të aluminit dhe hekuri të tretshëm.Sasi të karbonatit të kalciumit të precipituar.Shkëmbi bazë është granit (magmatik acid).Shkëmbi bazë është magmatik bazik.Shkëmbi bazë është sedimentar (ranor, argjilor, gëlqeror).Profili i dherave që formohen në kushtet e klimës ekuatoriale.Profili i dherave që formohen në kushtet e klimës tropikale.Profili i dherave që formohen në gjerësi të ndryshme gjeografike.61

