Page 95 - Demo
P. 95


                                    93MësimiI.12.26 HISTORIA E TOKËSDiskutojmë Kujtojmë sërish çfarë kemi mësuar mbi vendin që zë Toka në sistemin diellor dhe diskutojmë mbi pyetjet: Kur është formuar Toka? Pse ndryshon ajo nga planetët e tjerë të sistemit diellor?Fjalorfosil - skelet, pjesë ose mbeturinë e një kafshe a bime parahistorike që gjendet e ruajtur në trajtë të ngurtësuar në shkëmbinj. Fjalë kyçe koha gjeologjike era  periudhakyçePeriudha DevonianePeriudha Siluriane4.6 miliardë vite më parë, formimi i TokësPeriudha Permiane Periudha TriasikePeriudha JurasikeEraMesozoikeEra KenozoikePeriudha PaleogjenikePeriudha Neogjenike65 milionë vite më parë35 milionë vite më parë23 milionë vite më parë5 milionë vite më parë610mijë vite më parë542 milionë vite më parë4 miliardë vite më parë, formimi i shkëmbinjve më të vjetër të Tokës2.3 miliardë vite më parë, rritje e sasisë së oksigjenit në atmosferëParakembrianiPeriudha KembrianeEra PaleozoikePeriudha OrdovikianePeriudha e KuaternaritPeriudha KretakePeriudha KarbonifereParaqitje skematike e kohës gjeologjike të Tokës62amonite (lloj fosili) Koha gjeologjike e TokësMendohet se Toka u formua rreth 4.6 miliardë vite më parë. Duke qenë se bëhet fjalë për një kohë shumë të largët, dukuritë që kanë ndodhur në planetin tonë janë të shumta dhe mjaft të rëndësishme. Shtrirja kohore që nga momenti i formimit të Tokës e deri më sot përbën kohën gjeologjike të saj. Gjeologët e ndajnë kohën gjeologjike në era dhe në periudha, duke dalluar ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në secilën prej tyre. Ndër to mund të veçohen: formimi i shkëmbinjve më të vjetër (rreth 4 miliardë vite më parë); rritja e sasisë së oksigjenit në atmosferë (rreth 2.3 miliardë vite më parë); fillimi i jetës në Tokë (rreth 542 milionë vite më parë). Një dëshmi e rëndësishme, mbi të cilën gjeologët bazohen për të shpjeguar ndryshimet që kanë pësuar bota e gjallë dhe kushtet natyrore në planetin tonë, janë fosilet e gjetura midis shkëmbinjve. 
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99